TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Një nga zjarret më të mëdha në dekada në Belgjikë afrohet pranë kufirit me Gjermaninë

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Një nga zjarret më të mëdha në dekada në Belgjikë afrohet pranë kufirit me Gjermaninë

Foto: AP

Një zjarr masiv ka përfshirë rezervatin natyror High Fens në Belgjikën lindore, duke djegur rreth 30 kilometra katrorë.

Zjarri, një nga më të mëdhenjtë në Belgjikë në vitet e fundit, ka sjellë evakuimin e rreth 600 banorëve në komunat Waimes dhe Bütgenbach, pranë kufirit me Gjermaninë.

Banorëve iu kërkua të largoheshin të shtunën, pasi ndryshimi i drejtimit të erës përhapi tymin drejt zonave të banuara.

Autoritetet u kanë bërë thirrje edhe turistëve të largohen nga zona.

Më shumë se 250 pjesëtarë të emergjencave po marrin pjesë në përpjekjet për shuarjen e zjarrit, raporton AP.

Në operacion marrin pjesë mbi 100 zjarrfikës belgë dhe gjermanë, së bashku me policinë, ushtrinë dhe ekipet e mbrojtjes civile.

Për shuarjen e flakëve po përdoren edhe helikopterë nga Belgjika dhe Holanda.

Policia federale belge ka vendosur gjithashtu katër mjete me topa uji, të afta të transportojnë deri në 9 mijë litra ujë secila.

“Pra, në fakt, kemi një nga zjarret më të mëdha, më të mëdha sesa ato që patëm vitet e fundit në hapësirë të hapur, apo edhe në shekullin e kaluar në Belgjikë, mund të them. Dhe ne si oficerë policie, duhet ta rrethojmë atë, duhet ta bëjmë të mundur punën për zjarrfikësit dhe për ekipet e shpëtimit”, tha Harry Meyer, drejtor i policisë federale.

Autoritetet thanë se deri të dielën në mëngjes asnjë shtëpi nuk ishte prekur nga zjarri.

Megjithatë, flakët vazhdojnë të jenë aktive në disa zona, ndërsa tymi i dendur mbulon pjesë të rezervatit.

Autoritetet u kanë kërkuar qytetarëve të qëndrojnë larg zonës, në mënyrë që të mos pengojnë ekipet e emergjencës./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Rama fton sërish protestuesit të dialogojnë

​Rama fton sërish protestuesit të dialogojnë

Sot dita e 12-të e protestës së studentëve në Tiranë, u bashkohen edhe pedagogët, mjekët, artistët e diaspora

Sot dita e 12-të e protestës së studentëve në Tiranë, u bashkohen edhe pedagogët, mjekët, artistët e diaspora

​Sot protestohet në disa qytete në Francë, mobilizohen 70 mijë policë dhe mbyllet Luvri

​Sot protestohet në disa qytete në Francë, mobilizohen 70 mijë policë dhe mbyllet Luvri

​Dita Ndërkombëtare e OKB-së

​Dita Ndërkombëtare e OKB-së

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Çitaku u bën thirrje shqiptarëve në Luginë të votojnë Koalicionin Shqiptar me numrin 17

Zeka: Kosova të përshpejtojë reformat dhe investimet, partneriteti strategjik me SHBA-në lidhet me detyrimet ndaj pakicave

Zeka: Kosova të përshpejtojë reformat dhe investimet, partneriteti strategjik me SHBA-në lidhet me detyrimet ndaj pakicave

​Kolgeci rrëfen si operoi dy policët e plagosur në veri: Përgjegjësia ishte shumë e madhe

​Kolgeci rrëfen si operoi dy policët e plagosur në veri: Përgjegjësia ishte shumë e madhe

Presidentja Shiroka-Pula kthen në Kuvend për rishqyrtim ndryshimet në Ligjin për Specialen

Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja e Bujanoci të votojnë në zgjedhjet në Serbi

Zbulohen 113 telefona të kontrabanduar në një biznes në Prishtinë

Zbulohen 113 telefona të kontrabanduar në një biznes në Prishtinë

KDI ngre pikëpyetje për mundësinë e amendamentimit të Ligjit për Specialen pas kthimit nga presidentja

KDI ngre pikëpyetje për mundësinë e amendamentimit të Ligjit për Specialen pas kthimit nga presidentja

​Rama fton sërish protestuesit të dialogojnë

​Rama fton sërish protestuesit të dialogojnë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën