TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Një muaj paraburgim prizrenasit që dyshohet se mbajti të mbyllur të dëmtuarin dhe e detyroi me kërcënime

by Tëvë1
2 muaj ago
4
A A
​Një muaj paraburgim prizrenasit që dyshohet se mbajti të mbyllur të dëmtuarin dhe e detyroi me kërcënime

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar një muaj paraburgim, deri më 3 shtator, të pandehurit me inicialet E.R., i cili dyshohet se, së bashku me katër persona të tjerë, e mbajti të mbyllur në mënyrë të kundërligjshme një të dëmtuar, si dhe ushtroi presion e kërcënime ndaj tij për të penguar procedurën penale.

Ai dyshohet për dy vepra penale të detyrimit në bashkëkryerje, privim të kundërligjshëm të lirisë dhe frikësim gjatë procedurës penale në vazhdimësi.

Sipas dyshimeve të ngritura paraprakisht nga prokuroria, E.R. gjatë vitit 2025, në bashkëkryerje me persona të tjerë, si pjesë e një grupi të organizuar, ka përdorur kanosjen për ta detyruar të dëmtuarin të kryejë veprime në dëm të pasurisë së tij, duke i shkaktuar dëm material, si dhe frikë, ankth e pasiguri për jetën e tij dhe të familjarëve.

Po ashtu, gjatë vitit 2025, i pandehuri, gjithnjë sipas njoftimit të Gjykatës, dyshohet se, së bashku me katër persona të tjerë, e ka privuar në mënyrë të kundërligjshme nga liria të dëmtuarin, duke e mbajtur të mbyllur.

Ndërkaq, gjatë vitit 2026, në periudha të ndryshme kohore, E.R. dyshohet se ka përdorur forcë dhe kanosje serioze për ta detyruar të dëmtuarin të mos japë deklarata dhe informacione të vërteta para prokurorisë, me qëllim të pengimit të procedurës penale.

Gjykata ka vlerësuar se ekziston rrezik i ikjes, pasi i pandehuri kishte qenë në arrati që nga janari i vitit 2026 dhe kërkohej nga organet e drejtësisë për disa vepra penale.

Po ashtu, gjykata konsideroi se ekziston rreziku që, nëse lihet në liri, ai të ndikojë te i dëmtuari dhe dëshmitarët ose të pengojë zhvillimin e procedurës penale.

Për këto arsye, gjykata vlerësoi se masa e paraburgimit është e domosdoshme për të siguruar praninë e të pandehurit dhe zhvillimin e papenguar të procedurës penale.

Tags: Gjykata Themelore PrizrenTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Miketiq: Po përgatitet vjedhja e zgjedhjeve në Serbi përmes votuesve të regjistruar në Kosovë

Miketiq: Po përgatitet vjedhja e zgjedhjeve në Serbi përmes votuesve të regjistruar në Kosovë

Pettifer: Pas Hagës, Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare

Pettifer: Pas Hagës, Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare

Viti 2025, vit i humbur legjislativ

​Regjistrohen gati të gjitha grupet parlamentare, Kuvendi pritet të ketë seancë këtë javë

Shtatë raste të reja me fruth në Kosovë, numri total shkon në 172

Shtatë raste të reja me fruth në Kosovë, numri total shkon në 172

Humb jetën në Itali 15-vjeçari shqiptar, futbollisti u përplas nga vetura teksa lëvizte me biçikletë

Humb jetën në Itali 15-vjeçari shqiptar, futbollisti u përplas nga vetura teksa lëvizte me biçikletë

Miketiq: Po përgatitet vjedhja e zgjedhjeve në Serbi përmes votuesve të regjistruar në Kosovë

Miketiq: Po përgatitet vjedhja e zgjedhjeve në Serbi përmes votuesve të regjistruar në Kosovë

Rrjeti social Instagram po vendos kufizime për postimet?

Instagram sjell funksionin e ri

Muani do t’i nënshtrohet operacionit

Muani do t’i nënshtrohet operacionit

Pettifer: Pas Hagës, Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare

Pettifer: Pas Hagës, Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare

Gati dy milionë njerëz urdhërohen të evakuohen ndërsa tajfuni Dujuan godet Japoninë

Gati dy milionë njerëz urdhërohen të evakuohen ndërsa tajfuni Dujuan godet Japoninë

Viti 2025, vit i humbur legjislativ

​Regjistrohen gati të gjitha grupet parlamentare, Kuvendi pritet të ketë seancë këtë javë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën