TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për sulm seksual ndaj një të miture në Ferizaj

by teve1
42 minuta ago
0
A A
Kërkohet paraburgim për 18 vjeçarin e dyshuar për vrasjen e rreshterit Lika në Kaçanik

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit me inicialet Sh.R., i dyshuar për veprën penale “sulmi seksual”.

Sipas njoftimit të gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se më 16 gusht 2026, në rrugën Ferizaj–Gjilan, në territorin e fshatit të përshkruar si “B”, i dyshuari, për qëllime seksuale, e ka prekur një të mitur rreth 14-vjeçare, derisa të dy ndodheshin në veturë.

Gjykata ka bërë të ditur se e mitura kishte hyrë në veturën e të dyshuarit pasi kishte kërkuar që ai ta merrte në Ferizaj.

” I pandehuri për qëllime seksuale e ka prekur të dëmtuarën e mitur të moshës përreth 14 vjeçare, derisa kishin qenë në veturë, në atë mënyrë që e dëmtuara e kishte thirrur të pandehurin me veturë për ta marrë në Ferizaj se kishte qenë te një shoqe e saj për një vizitë dhe rreth orës 23:00, posa kishte hipur në veturën e të pandehurit i njëjti e kishte prekur në pjesë intime, pasi që paraprakisht kishte komunikuar përmes rrjetit social “Snapchat” dhe i kishte thënë “je rrit je bo bukuroshe, duhesh me shku për mis, për fotomodele” e pastaj duke përdor edhe fjalë më banale, e më pas i kishte thënë a po donë birra, a shkojmë me një hotel apo diskotekë se kokshe vesh me fund të shkurt duke vazhduar me fjalë të tjera”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Sipas vendimit, e mitura kishte arritur të largohej nga vetura duke kërkuar ndalesë në një lokal, ku kishte hyrë në tualet dhe kishte njoftuar Policinë.

I dyshuari më pas ishte arrestuar.

“..e kur kishte parë një rrezik të tillë e dëmtuara kishte kërkuar nga i pandehuri që të ndalet në “H.P.” kinse për të shkuar në tualet dhe posa kishte hyr brenda në tualet kishte filluar të qaj me zë të lartë dhe kishte arritur të lajmëroj policinë ku edhe i njëjti është arrestuar dhe kishte arritur ti shpëtojë edhe ndonjë sulmi edhe më të rëndë”, theksohet në njoftim.

Gjykata ka thënë se e dëmtuara, si pasojë e ngjarjes, kishte përjetuar frikë, ankth dhe pasiguri, ndërsa kishte kërkuar edhe ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj.

“Nga veprimet e të pandehurit e dëmtuara kishte pësuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e saj ku edhe kishte kërkuar ndihmë mjekësore dhe posedon edhe raporte mjekësore të lëshuara nga Spitali i Përgjithshëm – Qendra Emergjente në Ferizaj”, bëhet e ditur në njoftim.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin për Krime të Rënda, Fitore Daci Krivanjeva, ka vlerësuar se plotësohen kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit.

Ndaj Sh.R. është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Gjykata ka njoftuar gjithashtu se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e pezullon ekzekutimin e tij./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

25 raste të reja me fruth janë regjistruar gjatë javës së fundit në Kosovë

25 raste të reja me fruth janë regjistruar gjatë javës së fundit në Kosovë

Nga komunat te shteti: Kush do t’i zotërojë pronat publike?

Nga komunat te shteti: Kush do t’i zotërojë pronat publike?

Policia dhe Prokuroria publikojnë pamje nga arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë

Policia dhe Prokuroria publikojnë pamje nga arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë

Rekrutët e rinj të FSK-së nisin trajnimin bazë, rreshtohen në kazermën “Skënderbeu” 

Rekrutët e rinj të FSK-së nisin trajnimin bazë, rreshtohen në kazermën “Skënderbeu” 

Policia e Shqipërisë krijon njësi të posaçme për hetimin e krimeve mjedisore

Policia e Shqipërisë krijon njësi të posaçme për hetimin e krimeve mjedisore

7 vatra aktive zjarri dhe 3 nën monitorim në Shqipëri, përmirësohet situata në disa zona

7 vatra aktive zjarri dhe 3 nën monitorim në Shqipëri, përmirësohet situata në disa zona

Emisioni “Ditari” 17.08.2026

Emisioni “Ditari” 17.08.2026

Kërkohet paraburgim për 18 vjeçarin e dyshuar për vrasjen e rreshterit Lika në Kaçanik

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për sulm seksual ndaj një të miture në Ferizaj

Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët që nga lufta SHBA-Izrael me Iranin

Irani dhe Omani dakordohen për tranzitin në Ngushticën e Hormuzit

25 raste të reja me fruth janë regjistruar gjatë javës së fundit në Kosovë

25 raste të reja me fruth janë regjistruar gjatë javës së fundit në Kosovë

Nga komunat te shteti: Kush do t’i zotërojë pronat publike?

Nga komunat te shteti: Kush do t’i zotërojë pronat publike?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën