tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen në Podujevë

tëvë1 nga tëvë1
13/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtinë- Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit A.S., lidhur me akuzën për vrasjen e V.B., të hënën në “Interex”, në Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”.

Lidhur me të dyshuarin tjetër i cili gjendet ende në arrati, “Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar me prokurorin e rastit, Ilaz Beqiri, i cili tha se ende nuk kanë informacione për vendndodhjen e tij.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit që u arrestua lidhur me rastin, është gjetur një pistoletë me katër karikatorë dhe 62 fishekë, një pushkë gjuetie me dylbi, 20 fishekë, dy antiplumba dhe një veturë me targa të huaja.

“Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti është i përfshirë në kryerjen e veprës së lartcekur bashkë me të dyshuarin i cili dyshohet se kishte kryer vrasjen dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Po ashtu lidhur me rastin njësitë policore të shoqëruara nga prokurori kujdestar gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit të arrestuar kanë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë me katër karikatorë dhe gjashtëdhjetë e dy (62) fishekë, një pushkë gjuetie me dylbi, njëzet fishekë (20), dy antiplumba dhe një veturë me targa të huaja”, thuhej në njoftim.

Ndryshe, në vendin e ngjarjes, e plagosur kishte mbetur edhe bashkëshortja e tani të ndjerës. /BetimipërDrejtësi

Villa e Radoiçiqit duhet t’i kalohet Policisë së Kosovës që të kontrollohet Liqeni i Ujmanit, sepse disa para Albin Kurtit donin me nda me Serbinë, thotë Gashi

02/10/2023

Gashi: Shteti i Kosovës do të lëshojë urdhër-arrest për Radoiçiqin në mënyrë që të bëhet ekstradimi i tij në Kosovë

02/10/2023

Shpërthim në një fabrikë të riciklimit në Oxfordshire

02/10/2023

Arrestohet një grua e dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

02/10/2023

Gashi thotë se Radoiçiqi ka pasur pushtet në veri falë atyre që kanë qenë në pushtet para Kurtit

02/10/2023

Fiorentina “pa mund të madh” ndaj Cagliarit

02/10/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.