TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Një muaj në spital i mituri me gjakderdhje, Nëna: QKUK e neglizhoi rastin

Një nënë nga Ferizaj pretendon se djali i saj 15-vjeçar nuk është trajtuar me seriozitet në QKUK. Ajo thotë se përveç vonesave në trajtim, është përballur edhe me vështirësi gjatë procesit të diagnostikimit, ndërsa kërkon sqarime për mënyrën se si është menaxhuar rasti i djalit të saj.

by Adea Mustafaj
18 orë ago
2 1
A A

Fillimisht iu drejtua kësaj ordinance private në Lipjan.

E nga këtu, Vezire Kadriu, u udhëzua që djalin 15 vjeçar ta dërgojë në QKUK në Prishtinë.

Kjo meqë i mituri, sipas nënës, po përballej me një gjakderdhje, burimi i të cilës nuk ishte identifikuar.

Por, pavarësisht kësaj gjendje, Vezire Kadriu, thotë se djali iu lëshua në shtëpi nga Klinika e Pediatrisë.

“Më kan pranu në spital. Ja kom bo fotografimin. Të nesërmen e ka marr doktor Albani ka ardh në dhomë ka thënë mirë është, më tha shko në shtëpi. Kom dal me shku në shtëpi. Kur kom dal poshtë mu ka kujtu doktori i Lipjanit. Ai më tha qysh të kanë lëshuar, a i kanë qit djalit naj sen a? I thash jo. Më tha veç pse u bo fotografimi djali boni ma mirë. I thash se di. Më tha a e din se mundet me të shku djali krejt” , shprehet Vezire Kadriu.

Për këtë pretendim të nënës, Tëvë1 ka kontaktuar edhe këtë ordinancë private në Lipjan.

Avdi Murati ka pranuar se 15-vjeçari ishte për vizitë mjekësore në këtë ordinancë si dhe për shkak të gjendjes së rënduar, e referoi për në QKUK.

Madje, mjeku nga Lipjani prapa kamerës i konfirmoi televizionit, se personalisht bisedoi me mjekët në QKUK, ku ua tregoi dyshimet për gjendjen e djalit.

Kjo e shtyri Vezire Kadriun që të kthehet sërish në Klinikën e Pediatrisë.

Ndërsa shton se pas kësaj, djali u fut me urgjencë në sallën e operimit.

“Kurgjo nuk më ka thonë, veç hyn në dhomë, një infuzion djalit ja kan dhanë. Unë i kom vetë çka po ndodh me neve. Më than kurgjo si ditën e parë ki me nejt dhe veç kur kan ardh të sallës…  Kan ardh të sallës edhe kan thon që duhet me shti këto urgjent. Një herë më kanë lëshu krejt tani urgjent e kanë shti. Duhet me shti urgjent se që nuk nënshkruani ju me shti na nuk merrem me juve. Veç kur kemi kohë tani”, thotë Kadriu për Tëvë1.

E për këtë ndërhyrje, Kadriu thotë se mjekët e informuan se nuk shkoi siç pritej.

“Hala pa dalë djali ka dal mjeku më ka thonë çka kem dyshu na nuk e ka ato. Po zorra qorr kish pas pezmetim ja kem hek sa me ardh neser ja kem hek sot” , thotë nëna e pacientit.

Por, ajo që e alarmoi nënën nga Ferizaj, thotë se ishte një bisedë që e dëgjoi mes mjekëve.

“Të mërkurën është operuar , të enjten në mëngjes kanë ardhë mjekët qysh vinë në vizitë. Mjeku tjetër ka thënë se këto e paskan kry e paskan operu. Po thotë e ka operu doktor A. po kurrgjë s’ka bo” , thotë Kadriu.

Pas gjithë kësaj, Veziri Kadriu thotë se bashkë me djalin, u liruan në shtëpi.

Por, sipas saj gjakderdhja nuk ishte ndalur, gjë që i detyroi që për herë të tretë të kthehen  sërish në spital.

Mjekët, sipas saj, e rekomanduan për kryerjen e analizave për ta gjurmuar sërish shkakun.

“Të ejten kur hinëm më than jo more kush ju ka thanë. I thash kqyre e kanë shkru në letër. I thash unë shkollë nuk kam po di me lexu. Edhe e di ato që më kanë tonë ata, aty lexojke qashtu. Jo më than vetë e keni lyp. Unë jut hash që na e kem lyp me bo privat po ju nuk na e keni jap. Nuk na jepshin me bo privat”, thotë ajo.

Sipas saj, analiza u realizua vetëm pasi familja kërkoi ndërhyrjen e Policisë

“Burrit i ra ndërmend e thirri policin. Policia erdhen më than çka është problemi. I thash qeshtu . Djalin e përgatitën, pa hëngër dy dit. E përgatitën me ja shpërla zorrët qysh po ja shpërlajshin krejt, e ata jo me ja bo. Kur erdh policia erdh drejtori i spitalit than që 10 ora kryhet kjo”, tregon Kadriu..

Në këtë formë, Vezire Kadriu ka një muaj që me djalin e saj, thotë se po qëndron në Klinikën e Pediatrisë.

Për këto pretendime dhe gjendjen e të miturit, Tëvë1 ka kërkuar përgjigje nga QKUK.

Por pavarësisht pritjes, këta të fundit nuk kanë kthyer përgjigje.

Tëvë1 po ashtu ka kërkuar një konfirmim për ndërhyrjen e Policisë së Kosovës, por të njëjtin nuk e kanë konfirmuar rastin.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dënohet me 7 vjet burg për vjedhjen e argjendarisë në Prizren, i ngrihen një banesë dhe pesë vetura 

Dënohet me 7 vjet burg për vjedhjen e argjendarisë në Prizren, i ngrihen një banesë dhe pesë vetura 

Deklaratë skandaloze e ministres së qeverisë së Serbisë: Do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

Paunoviq me pagë drejtoreshe në një institucion të mbyllur në Kosovë

Policia e Kosovës avancon kapacitetet në kërkim-shpëtim

Policia e Kosovës avancon kapacitetet në kërkim-shpëtim

Kurti pret bashkëpunim me kryeministrin britanik në ruajtën e demokracisë nga Rusia dhe Serbia

Kurti pret bashkëpunim me kryeministrin britanik në ruajtën e demokracisë nga Rusia dhe Serbia

Trabzonspori insiston për Milot Rashicën

Rashica shkëput kontratën me Beshiktashin?

Bayerni stopon interesimin për Asllanin

Tottenhami rivalizon Leipzigun për Asllanin

Dënohet me 7 vjet burg për vjedhjen e argjendarisë në Prizren, i ngrihen një banesë dhe pesë vetura 

Dënohet me 7 vjet burg për vjedhjen e argjendarisë në Prizren, i ngrihen një banesë dhe pesë vetura 

Deklaratë skandaloze e ministres së qeverisë së Serbisë: Do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

Paunoviq me pagë drejtoreshe në një institucion të mbyllur në Kosovë

Botërori 2026 hyn në histori me numrin rekord të golave

Botërori 2026 hyn në histori me numrin rekord të golave

Fenerbahçe pret rikthimin e Muriqit në stërvitje

Fenerbahçe pret rikthimin e Muriqit në stërvitje

Policia e Kosovës avancon kapacitetet në kërkim-shpëtim

Policia e Kosovës avancon kapacitetet në kërkim-shpëtim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën