TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Një ministri e dy komuna u gjobitën këtë vit nga AIP-ja

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Gjobiten dy institucione për moslejim të qasjes në dokumentet zyrtare

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Komuna e Shtërpcës dhe ajo e Fushë-Kosovës, janë institucionet e gjobitura nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) për moslejim të qasjes në dokumentet publike, ka bërë të ditur komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku.

Komuna e Fushë-Kosovës është gjobitur nëntë herë nga ky institucion, e cila nuk ka arritur as pas shqiptimit të gjobave të ofrojë qasje në dokumentet publike.

Komisionerja e AIP-së, Krenare Sogojeva-Dermaku, ka thënë se gjoba më e vogël është 1 mijë euro deri te më e larta 4 mijë euro.

“Gjobat e shqiptuara te qasja në dokumente publike është një për Ministrinë e Infrastrukturës, një për Komunën e Shtërpcës dhe të gjitha gjobat tjera janë për Komunën e Fushë-Kosovës, që fatkeqësisht kemi hasur në një rezistencë të vazhdueshme që të mos jepet qasja dhe normalisht edhe përkundër të gjitha diskutimeve që i kemi pasur edhe konsultimeve në kuptimin zyrtar përmes shkresave por edhe takimeve, nuk kemi arritur që t’i realizojmë të drejtat e qytetarëve për të pasur qasje, për çka edhe ka rezultuar që sot Komuna e Fushë-Kosovës brenda vitit 2023 t’i ketë nëntë gjoba”, ka thënë Sogojeva-Dermaku.

“Meqë shkeljet kanë qenë të natyrës së njëjtë edhe thjesht komunikimi ndër zyrtar ka qenë i njëjtë, gjoba më e ulët është 1 mijë euro, tjerat janë katër mijë për secilën. Për secilën është nga katër mijë euro, që nëse mblidhen në total del një shumë jo e vogël”, ka thënë tutje ajo për EO.

E sa i përket ankesave ndaj institucioneve, numri total i tyre shkon në 676. Disa janë për mohim të qasjes në dokumente publike e disa për mbrojtjen e të dhënave personale.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi gjatë vitit 2023 ka pranuar në total një numër prej 676 ankesave në të dyja shtyllat, edhe në te mbrojtja dhe te qasja. Te qasja në dokumente publike, numri i ankesave është 560, ndërsa te mbrojtja është 116 ankesa, që do të thotë se vetëm në dy ditët e fundit kemi pranuar te qasja në dokumentet publike 28 ankesa e që deri në fund të vitit, ky numër edhe mund të rritet”, u shpreh Sogojeva-Dermaku.

Tags: AIPgjobaKrenare Sogojeva-Dermaku
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vritet një person në Gjakovë, një tjetër plagoset

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot i vranët dhe intervale me diell të hënën

Mot i vranët dhe me riga shiu

Ndryshon moti, java e ardhshme me reshje shiu e bore

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

Vritet një person në Gjakovë, një tjetër plagoset

​Trump paralajmëron NATO-n për pasoja nëse nuk sigurohet Ngushtica e Hormuzit

​Trump paralajmëron NATO-n për pasoja nëse nuk sigurohet Ngushtica e Hormuzit

Luana Bajrami shkëlqen në Oscars, “Two People Exchanging Saliva” fiton çmimin për filmin më të mirë të shkurtër

Luana Bajrami shkëlqen në Oscars, “Two People Exchanging Saliva” fiton çmimin për filmin më të mirë të shkurtër

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot i vranët dhe intervale me diell të hënën

Mot i vranët dhe me riga shiu

Ndryshon moti, java e ardhshme me reshje shiu e bore

Trepça fiton derbin ndaj Bashkimit

Trepça fiton derbin ndaj Bashkimit

​Parashikimet për Oscars 2026: Kush do të fitojë dhe kush duhet të fitojë?

​Parashikimet për Oscars 2026: Kush do të fitojë dhe kush duhet të fitojë?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën