TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Një memorial i ri për familjarët e personave të zhdukur

Një grup artistësh, të mbështetur nga Fondi për të Drejtën Humanitare, po krijojnë një memorial kushtuar personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Në këtë memorial, familjarët e të zhdukurve do të kenë mundësinë të shkruajnë emrat e më të dashurve të tyre.

by Shpat Blakcori
8 muaj ago
1 0
A A

“Do të kërkoj deri në fund për vëllain”

Zahide Jani, mes emocionesh të mëdha, rrëfen se prej më shumë se dy dekadash jeton me dhimbjen dhe mungesën e vëllait të saj, Reshatit, i cili u zhduk gjatë luftës në Kosovë.

“Kanë kaluar 27 vite me dhimbje për të gjithë familjarët që nuk dinë asgjë për fatin e më të dashurve të tyre. Kam shpresë se një ditë të gjithë do të gjenden, përfshirë edhe vëllain tim, Reshatin. I bëj thirrje institucioneve të Kosovës të punojnë më shumë për çështjen e të zhdukurve. Do t’iu lutesha të gjithëve, sidomos Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti”, ka thënë Jani.

Plagë të hapura mban edhe Mustaf Hajdini nga Komuna e Malishevës. Ai tregon se këtë muaj bëhen plot 27 vite që nuk di asgjë për fatin e babait të tij.

Pas gjithë këtyre vitesh zhgënjimi, ai thotë se forcën e gjen vetëm te Zoti.

“Shpresat nuk do t’i humbas kurrë, sepse nuk i dihet fatit. Unë besoj shumë në Zot dhe mendoj se disa gjëra janë të përcaktuara ashtu. Mund të ndodhë që kjo situatë të vazhdojë edhe për vite të tëra, ose mund të ndodhë që një ditë e vetme të na sjellë të vërtetën”, ka thënë Hajdini.

Dhimbjet e shumë familjarëve kanë inspiruar artisten Dea Gjinovci që të krijojë një memorial të veçantë kushtuar personave të pagjetur.

Në këtë memorial, familjarët do të shkruajnë emrat e më të dashurve të tyre që u zhdukën gjatë luftës.

“Simbolika e këtij memoriali është ‘Pema e Jetës’, e cila i kushtohet të gjithë personave të pagjetur në Kosovë. Brenda memorialit do të vendoset një dru ku do të shkruhen emrat e tyre. Kjo është diçka që më prek edhe mua personalisht, pasi kam gjyshen të zhdukur. Besoj se arti i bashkon njerëzit dhe ngjall emocione të forta”, ka thënë Gjinovci.

Ky projekt mbështetet nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Gjatë luftës në Kosovë u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, ende figurojnë të zhdukur.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Shkodra: Do të gjendet një figurë për president, Abdixhiku bëri kërkesë për përfshirje në qeveri

Shkodra: Do të gjendet një figurë për president, Abdixhiku bëri kërkesë për përfshirje në qeveri

Katër persona u qëlluan për vdekje në një motoskaf të regjistruar në SHBA nga forcat kubane

Katër persona u qëlluan për vdekje në një motoskaf të regjistruar në SHBA nga forcat kubane

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

PSG kalon në 1/8 e finales

PSG kalon në 1/8 e finales

“InfoNata” 25.02.2026

“InfoNata” 25.02.2026

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën