TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Një javë pasi Kosova u bë pjesë e Bordit të Paqes, deklarohet Kurti

by Tëvë1
1 muaj ago
1
A A
Një javë pasi Kosova u bë pjesë e Bordit të Paqes, deklarohet Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur për herë të parë publikisht për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, një javë pasi vendi u bë pjesë e kësaj organizate ndërkombëtare.

Kurti theksoi se Kosova është e gatshme të kontribuojë për paqen kudo në botë, duke përmendur si hap të parë përfshirjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit.

“Pjesëmarrjen e kemi nisur përmes Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese, ku Kosova u përfaqësua në konferencën në Doha nga komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari”, deklaroi Kurti.

Ai shtoi se Republika e Kosovës ka shprehur interesim që të jetë pjesë aktive e kësaj force, duke vënë në pah kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në fusha si kërkim-shpëtimi dhe deminimi.

“FSK-ja është e njohur për profesionalizmin e saj dhe ne kemi shprehur gatishmërinë që, përveç pjesëmarrjes në terren, të jemi edhe pjesë e strukturave vendimmarrëse politike të kësaj force ndërkombëtare. Procesi do të vazhdojë edhe më tej”, tha ai.

Duke rikujtuar se është ende kryeministër në detyrë, Kurti theksoi se angazhimi për paqen mbetet prioritet i Kosovës.

“Edhe pse nuk jam ende në mandatin tim të tretë, ne besojmë se Kosova duhet të kontribuojë për paqen globale. Ne kemi qenë përfitues të paqes përmes forcave ndërkombëtare në vendin tonë dhe tani duam të japim kontributin tonë me kapacitetet që kemi”, u shpreh Kurti.

Sa i përket situatës humanitare në Gaza, Kurti konfirmoi se Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro ndihmë financiare dhe se ky angazhim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Tags: albin kurtiBordi i PaqesTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjykimi për pengim të drejtësisë, sot vijon dëshmia e Koen Herlaar

Gjykimi për pengim të drejtësisë, sot vijon dëshmia e Koen Herlaar

Për shkak të punimeve, sot ndërpritet përkohësisht qarkullimi në rrugën Kijevë-Dollc

Për shkak të punimeve, sot ndërpritet përkohësisht qarkullimi në rrugën Kijevë-Dollc

​Nëntë vjet nga protesta gjithëpopullore për lirimin e Haradinajt

​Nëntë vjet nga protesta gjithëpopullore për lirimin e Haradinajt

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat deri në 17 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot

Gojnovci: Nëse s’ka marrëveshje për presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Gojnovci: Nëse s’ka marrëveshje për presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Liverpooli humb nga Wolvesi

Liverpooli humb nga Wolvesi

Barça fiton, Atletico kalon në finale

Barça fiton, Atletico kalon në finale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën