TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Një javë nga rasti në Malishevë ku humbën jetën tre persona, krejt çka dihet deri më tani

by teve1
57 minuta ago
0
A A
Një javë nga rasti në Malishevë ku humbën jetën tre persona, krejt çka dihet deri më tani

Kanë kaluar një javë nga ngjarja tragjike në Komunën e Malishevës, ku humbën jetën tre persona, babai me dy fëmijët e tij, vajzën 12-vjeçare dhe djalin 9-vjeçar, si pasojë e asfiksimit nga tymi i shkaktuar në banesën e tyre.

Trupat, me kërkesë të Prokurorisë ishin dërguar në IML për obduksion, raport për të cilin familjarët ende nuk kanë pranuar përgjigje.

Ilir Berisha ishte baba i katër fëmijëve.

Dy fëmijët e tjerë të të ndjerit,të cilët nuk ishin në banesë kur edhe ndodhi zjarri, vajza 13-vjeçare dhe djali katërvjeçar janë për momentin nën kujdestarinë e gjyshit dhe xhaxhait të tyre.

Prindërit e tyre ishin divorcuar më parë.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në këtë komunë, Amrush Helshani, bën të ditur për KosovaPress se kjo familje ishte në banim social që nga viti 2021, e përveç skemës sociale edhe vajza që nuk i mbijetoi tymit, kishte një pension të fëmijërisë nga viti 2022.

Ai tregon se janë duke punuar në marrjen e vendimit edhe të kujdestarisë për fëmijët.

“Sipas informatave që kam nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, kjo familje është prej vitit 2021 në banimin social. Nuk kemi pasur ndonjë problem të paraqitur zyrtarisht. Sa i përket Qendrës për Punë Sociale, zyrtarët e kësaj qendre i kanë ofruar vazhdimisht mbështetje profesionale, edhe sociale. Po ashtu edhe vajza e cila tashmë nuk është në jetë, e ka pasur një pension të fëmijërisë nga viti 2022. Si Qendër për Punë Sociale, pas rastit jemi mobilizuar edhe i kemi dalë në mbështetje familjes Berisha.. Jemi duke punuar edhe në kujdestari të fëmijëve sepse tani i kemi dy fëmijë që, për fat të mirë, janë shëndoshë e mirë dhe thjesht e kanë një gjendje të rënduar, por e kanë një mbështetje të jashtëzakonshme edhe prej gjyshit, edhe prej axhës…Jemi në kontakt me familjet, edhe sigurisht që jemi duke punuar në marrjen e vendimit edhe të kujdestarisë për fëmijët”, thotë Helshani.

Ai flet edhe për problemet e mundshme me energji elektrike dhe raportet zyrtare lidhur me rastin.

“Zyrtarisht nuk kemi ankesa të banorëve. Është Drejtoria e Shërbimeve Publike që e menaxhon banimin social, po zyrtarisht, unë jam interesuar, ndoshta kemi, kemi biseduar edhe me drejtorët, që nuk kemi ndonjë ankesë zyrtare sa i përket problemeve me energji elektrike… Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente edhe ne nuk kemi ende një raport zyrtar për rastin, për shkaqet se si ka ardhur dhe si ka ndodhur ky rast”, thotë ai.

Se familja Berisha nuk ishte ankuar asnjeherë për energji elektrike, thotë edhe zyrtari i banimit social në drejtorinë e Shërbimeve Publike, Fadil Shala.

Shala ka bërë të ditur dy objektet dhe çerdhet janë të kyçura me një transformator të veçantë që është i krijuar në bazë të pëlqimit elektro-energjetik.

“Banuesi Ilir Berisha ka qenë i strehuar me familjen në bazë të kontratës, e cila është e paraparë në bazë të infrastrukturës ligjore, në afat prej tre viteve, dhe ku pas përfundimit të këtij afati, zakonisht bëhet prapë një vizitë, formohet komision në bazë të kërkesës së drejtorisë dhe bëhet prapë vizitë tek ato familje, a i kanë ndryshuar diçka gjendja e tyre ekonomike apo e banimit, kanë ndërtuar ndonjë banim apo shtëpi që nuk i plotësojnë tash kriteret dhe që duhet të lëshojnë banesën… Për këtë objektin aty nuk kemi pasur me shkrim dhe një çështje të tillë, për shkak se edhe objekti 01 edhe 02, edhe dy çerdhet janë të kyçur me një transformator të veçantë që është posaçërisht i bërë në bazë të pëlqimit elektro-energjetik”, shprehet ai.

Ilir Berisha me dy nga fëmijët e tij humbi jetën më 16 prill në lagjen “Mirdita” në Malishevë. Fillimisht ishte dyshuar se ata humbën jetën nga një shpërthim i një bombole të gazit, por që më pas u mohua nga organet e sigurisë. Aktualisht organet kompetente janë duke u marrë me rastin, për të gjetur shkaktarin e tymit të shkaktuar në banesën e tyre.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama për vdekjen e akademikut Rexhep Qosja: Lamtumirë shqiptar i mirë

Rama për vdekjen e akademikut Rexhep Qosja: Lamtumirë shqiptar i mirë

Me 64 vota pro Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin për “Lojërat Mesdhetare”

Me 64 vota pro Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin për “Lojërat Mesdhetare”

Rama emëron Bujar Gashin drejtor të Shëndetësisë në Prishtinë

Rama emëron Bujar Gashin drejtor të Shëndetësisë në Prishtinë

Flamuri i Kosovës ngrihet në Kajro nga Federata e Peshkimit në garat ndërkombëtare

Flamuri i Kosovës ngrihet në Kajro nga Federata e Peshkimit në garat ndërkombëtare

Mbyllet sezoni për Gulerin e Militaon

Mbyllet sezoni për Gulerin e Militaon

Futboll, ndeshjet e kthimit gjysmëfinale

Futboll, finalja e Kupës më 21 maj në Prishtinë

Rama për vdekjen e akademikut Rexhep Qosja: Lamtumirë shqiptar i mirë

Rama për vdekjen e akademikut Rexhep Qosja: Lamtumirë shqiptar i mirë

Ndryshime të befasishme në Pentagon – Sekretari i Marinës largohet nga posti

Ndryshime të befasishme në Pentagon – Sekretari i Marinës largohet nga posti

Me 64 vota pro Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin për “Lojërat Mesdhetare”

Me 64 vota pro Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin për “Lojërat Mesdhetare”

Rama emëron Bujar Gashin drejtor të Shëndetësisë në Prishtinë

Rama emëron Bujar Gashin drejtor të Shëndetësisë në Prishtinë

Izraeli vret gazetaren libaneze, Amar Khalil

Izraeli vret gazetaren libaneze, Amar Khalil

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën