Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi i cili bëri të ditur se një person ka vdekur nga ky aksident.
“Në ora 16:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (kilometri i 24, drejtimi për Prishtinë). Në aksident është përfshirë vetëm një veturë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipet emergjente mjekësore. Sipas mjekëve, një person është pa shenja jete”- ka deklaruar Krasniqi./teve1.info/