TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Një i vdekur dhe gjashtë të lënduar nga të shtënat në Tetovë

by teve1
1 vit ago
2
A A
Një i vdekur dhe gjashtë të lënduar nga të shtënat në Tetovë

Një 46-vjeçar nga Tetova humbi jetën nga incidenti i armatosur në Tetovë që ndodhi sot në mesditë në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” me rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, pas një shkëmbimit me armë zjarri nga dy automjete.

Dëshmitarët që s’deshën të flasin para kamerës thanë se gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe se makina nga ku u sulmua, u largua me shpejtësi.

Nga të shtënat u lënduan edhe dy kalimtarë të rastit. Një vajzë 13 vjeçare e cila me plagë në këmbë është dërguar në Spitalin e Tetovës si dhe një i moshuar i cili është transportuar në Qendrën Klinike në Shkup si rast urgjent.

“Automjeti që është drejtuar drejt rrugës “113” është një automjet pasagjerësh “Ford Fiesta” me targa të Tetovës. Gjatë kontrollit është konstatuar se bëhet fjalë për targa të çregjistruara nga i njëjti automjet, në pronësi të personit E.M.(19) nga fshati Gajre e Tetovës. Gjatë marrjes së masave, në kryqëzimin e rrugës “Bllagoja Toska” me rrugën “107” është gjetur një automjet pasagjerësh “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, në pronësi të F.R.(46) nga Tetova, ndërsa brenda automjetit është gjetur një person i vdekur me plagë nga arma e zjarrit”, thonë nga SPB Tetovë.

Autoritetet janë vënë në kërkim të autorëve, ndërsa jozyrtarisht dyshohet që autorët të kenë lëvizur në drejtim të Jazhincës drejt kufirit me Kosovën. Jozyrtarisht, bëhet fjalë për rast hasmërie mes familjeve rivale Terziu nga Tetova dhe një familje nga fshati Gajre. Deri më tani, si pasojë e përplasjeve të armatosura ka pasur disa viktima nga të dyja familjet./Alsat.mk

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parlamenti Evropian miraton buxhetin e BE-së për vitin 2027

Parlamenti Evropian miraton buxhetin e BE-së për vitin 2027

​Marta Kos nesër në Kuvendin e Shqipërisë, negociatat me BE-në në fokus të takimit me deputetët

​Marta Kos nesër në Kuvendin e Shqipërisë, negociatat me BE-në në fokus të takimit me deputetët

SPAK dhe Prokuroria Speciale e Kosovës diskutojnë forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar

SPAK dhe Prokuroria Speciale e Kosovës diskutojnë forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar

Kreu i Listës së Studentëve paralajmëron arrestime të reja në Serbi: Arrestimi i pronarit të Informer-it është vetëm fillimi

Kreu i Listës së Studentëve paralajmëron arrestime të reja në Serbi: Arrestimi i pronarit të Informer-it është vetëm fillimi

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Vidhet ari nga një banesë në Mitrovicë

Sveçla në Tokio për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Sveçla në Tokio për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Nis asfaltimi i rrugës drejt memorialit të radios “Kosova e Lirë” në Berishë

Nis asfaltimi i rrugës drejt memorialit të radios “Kosova e Lirë” në Berishë

Gjykata Themelore në Mitrovicë dënon një person me 10 vjet burgim për sulm seksual  

Pesë raste të dhunës në familje brenda një dite, tri në Prishtinë

Një burrë nga Rahoveci humb jetën rrugës për në Spitalin e Gjakovës

Një burrë nga Rahoveci humb jetën rrugës për në Spitalin e Gjakovës

Zjarr në nënstacionin Kosova B, KOSTT tregon nëse është prekur furnizimi me energji

Zjarr në nënstacionin Kosova B, KOSTT tregon nëse është prekur furnizimi me energji

Gjyqtari zëvendësohet në pushim në Ligën e Kampionëve të Azisë, dyshohet se ishte i dehur

Gjyqtari zëvendësohet në pushim në Ligën e Kampionëve të Azisë, dyshohet se ishte i dehur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën