Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në fshatin Zajm të Klinës.
Rastin e ka konfirmuar për teve1.info, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 17:17 policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Zajm në Klinë, tre persona janë lënduar, dy prej të lënduarve janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës, njëri ka shkuar pa shenja jete, teksa tjetri është dërguar për trajtim në QKUK”, ka deklaruar ai./teve1.info







