Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e së dielës pasi drejtuesi i minibusit për arsye të panjohura është larguar nga mjeti, i cili më pas është kthyer në mbrapsht, duke zbritur në një pjerrësi rreth 50 metra të gjatë, raporton Tanjug, përcjellë teve1.info.
Sipas Tanjug, 16 persona kanë mbetur të plagosur rëndë, kur minibusi i Valjevës “Alko Tursa”, me 17 pasagjerë në të, ka zbritur nga shpati në afërsi të hidro rezervuarit “Stubo – Rovni”, afër Valjevës.