Një person është lënduar në një vetaksident i cili ka ndodhur të dielën në orët e para të mbrëmjes në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se i lënduar sipas ekipeve mjekësore nuk ka lëndime të rënda.
“Sot me date 23.11.2025 rreth orës 18:30 në Autostradën Ibrahim Rugova Km 26, drejtimi Prizren – Prishtine është shkaktuar një aksident trafiku (vetaksident) me lëndime. Vetura e përfshirë në këtë aksident është me targa vendore. Personi i lënduar është duke u trajtuar ne QKMF Prizren dhe sipas mjekut kujdestar nuk ka lëndime te renda”, ka njoftuar Hoxha për teve1.info.







