Një person është arrestuar në Drenas pasi ka goditur me qëllim me veturën e tij një person tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore.
Rasti nga Policia është cilësuar si tentim vrasje.
Siç ka deklaruar i lënduari ngjarja që ka ndodhur më 26 mars ishte si shkak disa mosmarrëveshjeve që kishte pasur më të arrestuarin.
“Një mashkull kosovar është arrestuar për arsye se i njëjti kishte goditur qëllimisht me veturë viktimën mashkull kosovar të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore. Sipas viktimës incidenti ka ndodhur për shkak të disa mosmarrëveshjeve të mëparshme që kishte me të dyshuarin”, thuhet në njoftim.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./teve1.info/







