TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

Belgjika ka vendosur ta njoh zyrtarisht atasheun e mbrojtjes të Kosovës në Bruksel. Këtë e ka konfirmuar ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken, derisa ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci tha se ky hap mundëson që Kosova të jetë më afër NATO-s dhe BE-së.

by Venhar Isufi
6 muaj ago
2
A A
“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

Shumë shpejt, Belgjika do ta njoh zyrtarisht praninë e një atasheu ushtarak të Republikës së Kosovës.

Kjo u bë e ditur të enjten nga vet ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken, i cili mbajti konferencë për medie bashkë me homologun e tij, ministrin në detyrë, Ejup Maqedonci.

Ministri belg tha se vendimi vjen pas një kërkese të kahershme nga autoritetet kosovare.

“Është një kërkesë nga autoritetet e Kosovës prej shumë vitesh. Qeveria e re e Belgjikës, merr vendime të qarta. Prandaj, po, duam një atashe ushtarak, një kolonel të lartë për të ardhur në Bruksel si atashe zyrtar i mbrojtjes, Është një hap i madh, i madh diplomatik që të jeni në zemër të Evropës, në Bruksel. Prandaj është shumë e rëndësishme ta kemi atasheun tuaj ushtarak, sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Francken.

Ai theksoi rëndësinë e prezencës së përbashkët në kuadër të misionit të KFOR-it dhe vlerësoi përkushtimin e Kosovës ndaj sigurisë rajonale.

“Vizituam trupat tona në kuadër të KFOR-it. Trupat e KFOR-it janë shumë të rëndësishme për vendin dhe për stabilitetin në Ballkan. Dhe mendoj se për ne është shumë e rëndësishme ta kemi këtë mision bashkë me vendet e Beneluksit, me të trija vendet e Beneluksit. Kemi pilotë të dronëve që punojnë këtu. Dhe kjo është hera e parë pas 10 vjetësh që kemi sërish shumë njerëz në territorin tuaj për të mbrojtur edhe Kosovën”, tha ministri i Mbrojtjes së Belgjikës.

Ndërkohë, ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, e cilësoi këtë vendim si një lajm të jashtëzakonshëm për vendin.

“Faleminderit për këtë lajm të jashtëzakonshëm për vendin tonë, këtë lajm me peshë të madhe që Belgjika, kryeqyteti i dy destinacioneve kryesore të vendit tonë, NATO-s dhe BE-së, po njeh praninë e atasheut të mbrojtjes së Kosovës pikërisht në Bruksel që na jep mundësinë për të thelluar bashkëpunimin me Belgjikën si një vend i yni partner, por gjithashtu na jep mundësinë që të jemi edhe më afër pikërisht NATO-s dhe BE-së me prezencën tonë ushtarake në Bruksel”, tha Maqedonci.

Maqedonci gjatë ditës priti me nderime të larta shtetërore, edhe ministren e Mbrojtjes së Luksemburgut, Yuriko Backes.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Von der Leyen: Në fillim të vitit të ardhshëm lëshojmë 205 milionë euro për Kosovën

Von der Leyen: Në fillim të vitit të ardhshëm lëshojmë 205 milionë euro për Kosovën

Selmanaj: Mungesa e Agim Veliut në listë, gabim i madh për LDK-në

Selmanaj: Mungesa e Agim Veliut në listë, gabim i madh për LDK-në

Selmanaj: Na vjen keq që Kosova po shkon sërish në zgjedhje, LDK-ja nuk është përgjegjëse për bllokadën

Selmanaj: Na vjen keq që Kosova po shkon sërish në zgjedhje, LDK-ja nuk është përgjegjëse për bllokadën

Selmanaj: Nuk iu besoj fare deklaratave të Osmanit për heqjen e masave të BE-së

Emisioni “Info Nata” 17.12.2025

Emisioni “Info Nata” 17.12.2025

BE: Ballkani Perëndimor duhet të zgjidhë çështjet e personave të zhdukur dhe krimeve të luftës

BE: Ballkani Perëndimor duhet të zgjidhë çështjet e personave të zhdukur dhe krimeve të luftës

Osmani: BE vendosi t’i heqë të gjitha masat ndaj Kosovës, një pjesë hiqet sot pjesa tjetër në janar

Osmani: BE vendosi t’i heqë të gjitha masat ndaj Kosovës, një pjesë hiqet sot pjesa tjetër në janar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën