Një grua është larguar nga shtëpia e saj në Malishevë, si pasojë e dhunës psikike të ushtruar ndaj saj.
Rasti është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, ndërsa që gruaja thuhet se është dërguar për tretman mjekësor.
“Është raportuar se viktima femër kosovare ka ikur nga shtëpia e saj për shkak të dhunës psikike të ushtruar ndaj saj. E njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 – orësh./teve1.info/







