TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Një gjykatë finlandeze e dënon një rus për krime lufte në Ukrainë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Një gjykatë finlandeze e dënon një rus për krime lufte në Ukrainë

Një gjykatë në Helsinki të Finlandës e gjeti fajtor një rus për kryerjen e krimeve të luftës në lindje të Ukrainës, duke e dënuar me burgim të përjetshëm.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Finlandës e akuzoi Yan Petrovskym, i njohur edhe si Voislav Torden, për krime të luftës të kryera në Ukraina më 2014 dhe 2015.

Emri i tij u lidh me vdekjen e 22 ushtarëve ukrainas dhe plagosjen e katër të tjerëve.

Torden, ish-komandant i grupit sabotues, Rusich, kishte luftuar kundër forcave ukrainase në rajonet lindore të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk.

Ai është akuzuar se ka shkelur ligjet e luftës dhe ka kryer akte të mizorisë kundër të plagosurve dhe luftëtarëve të vrarë të armikut, u tha në aktakuzë.

Pse Torden u gjykua në Finlandë?

I lindur me emrin Yan Petrovsky më 1987 në Shën Petersburg, Torden u zhvendos në Oslo më 2004 së bashku me nënën e tij. Më pas ai vazhdimisht kishte vizituar Rusinë, ku u takua me parashutistin dhe nacionalistin, Aleksandr Milchakov.

Më 2014, ata udhëtuan për në rajonin ukrainas të Donbasit për të mbështetur separatistët e mbështetur nga Rusia në luftën e tyre kundër forcave ukrainase.

Torden u dëbua nga Norvegjia për në Rusi më 2016, ku mori emrin Voislav Torden.

Ai hyri në Finlandë më 2023 si anëtar i familjes së gruas të tij, pasi kishte leje të qëndrimit si student.

Torden u arrestua në aeroportin e Helsinkit më 20 korrik, teksa po tentonte të udhëtonte për në Francë.

Pas arrestimit të tij, autoritetet ukrainase kërkuan ekstradimin e tij, por Gjykata Supreme e Finlandës e refuzoi një kërkesë të tillë, duke u thirrur në shqetësime lidhur me kushtet e të burgosurve ukrainas dhe mundësisë që Torden të përballej me poshtërim gjatë qëndrimit në paraburgim./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rikthehet shërbimi rezervist në Forcat e Armatosura të Shqipërisë

Rikthehet shërbimi rezervist në Forcat e Armatosura të Shqipërisë

BE-ja kundërshton kërcënimet e SHBA-së për rezervat e naftës

BE-ja kundërshton kërcënimet e SHBA-së për rezervat e naftës

Një palestinez i vrarë dhe 4 të plagosur nga sulmet izraelite në Gaza, pavarësisht armëpushimit

Një palestinez i vrarë dhe 4 të plagosur nga sulmet izraelite në Gaza, pavarësisht armëpushimit

OKB: Çmimet botërore të ushqimeve pranë nivelit më të lartë katërvjeçar në shtator

OKB: Çmimet botërore të ushqimeve pranë nivelit më të lartë katërvjeçar në shtator

Hamza pas takimit me Kurtin: Ende nuk kemi marrëveshje

Hamza pas takimit me Kurtin: Ende nuk kemi marrëveshje

Në onkologji shpërndahen pako për gratë me kancer të gjirit

Në onkologji shpërndahen pako për gratë me kancer të gjirit

Dy orë në takim, Kurti dhe Hamza ende në bisedime për presidentin dhe Specialen

Dy orë në takim, Kurti dhe Hamza ende në bisedime për presidentin dhe Specialen

Një qendër tregtare është përfshirë nga flakët në rrugën Fushë-Kosovë – Prishtinë

Një qendër tregtare është përfshirë nga flakët në rrugën Fushë-Kosovë – Prishtinë

Shoqatat e dala nga lufta ndërpresin bashkëpunimin me Komunën e Drenasit, reagon Lladrovci

Shoqatat e dala nga lufta ndërpresin bashkëpunimin me Komunën e Drenasit, reagon Lladrovci

Rrustemi: Zgjedhja e presidentit urgjente, pa institucione stabile dëmtohet përballja me Gjykatën Speciale

Rrustemi: Zgjedhja e presidentit urgjente, pa institucione stabile dëmtohet përballja me Gjykatën Speciale

KPK thotë pas shkarkimit, Blerim Isufaj do vazhdojë si prokuror në Prokurorinë Speciale

KPK thotë pas shkarkimit, Blerim Isufaj do vazhdojë si prokuror në Prokurorinë Speciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën