TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Një foshnjë humb jetën në Gaza nga i ftohti, ndërsa ndihmat mbeten të bllokuara

by teve1
11 muaj ago
0
A A
Një foshnjë humb jetën në Gaza nga i ftohti, ndërsa ndihmat mbeten të bllokuara

Një foshnjë tetë-muajshe ka vdekur në enjten nga i ftohti i ashpër në Khan Younis në Gaza, derisa familjet përballen me kushte tejet të vështira pas zhvendosjeve për shkak të luftës dy-vjeçarë të Izraelit në enklavë.

Foshnja e quajtur, Rafah Abu Jazar, vdiq pasi temperaturat u ulën shumë, ndërsa familjet dhe fëmijët po strehohen në tenta të brishta.

Vdekjen e ka konfirmuar drejtori i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, Munir al-Bursh, i cili tha se edhe shumë fëmijë dhe pleq janë në rrezik nga temperaturat e ulëta dhe kushtet e rënda.

“Vazhdonte të binte shi dhe i ftohti po përkeqësohej. Papritmas, e gjeta foshnjën time të vogël të palëvizshme, të vdekur”, tha nëna e foshnjës për Al Jazeera.

Mbrojtja Civile Palestineze në Gaza ka njoftuar se tre ndërtesa u shembën në qytetin e Gazës për shkak të stuhisë së vazhdueshme, por nuk është raportuar për të lënduar.

Sipas Mbrojtjes Civile të Gazës, shumica e kampeve me tenda në të gjithë enklavën u përmbytën për shkak të stuhisë, me ekipet e shpëtimit që morën më shumë se 2,500 thirrje për ndihmë nga palestinezët.

Hamasi ka fajësuar Izraelin për “kushtet tragjike” që po përjetojnë palestinezët në Gaza për shkak të bllokadës së vazhdueshme të materialeve për të siguruar strehimore.

“U bëjmë thirrje ndërmjetësve dhe garantuesve që të bëjnë presion mbi qeverinë pushtuese për të lejuar hyrjen e materialeve të nevojshme për strehim dhe për të hapur pikën e kalimit të Rafah në të dyja drejtimet”, tha grupi palestinez.

Hamasi tha se Izraeli po “nuk po i përmbahej angazhimeve të tij sipas marrëveshjes së armëpushimit”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulm para ambasadës së Izraelit në Beograd, vritet 18-vjeçari

Sulm para ambasadës së Izraelit në Beograd, vritet 18-vjeçari

Rama fton sërish studentët për dialog, shton sofrën e gurtë para Kryeministrisë

Rama fton sërish studentët për dialog, shton sofrën e gurtë para Kryeministrisë

Në Shqipëri hyjnë në fuqi masat anti-dhunë, policia vendos “kushtet” e protestës, gjoba deri në 500 mijë lekë për tubuesit me maska

Në Shqipëri hyjnë në fuqi masat anti-dhunë, policia vendos “kushtet” e protestës, gjoba deri në 500 mijë lekë për tubuesit me maska

Rashiq tregon çfarë pret nga ndryshimet politike në Serbi për raportet me Kosovën

Rashiq tregon çfarë pret nga ndryshimet politike në Serbi për raportet me Kosovën

Presidentja Shiroka-Pula priti në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e ShBA-së, Anu Prattipati

Presidentja Shiroka-Pula priti në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e ShBA-së, Anu Prattipati

Nis seanca në Apel për vrasjen e Liridona Ademajt, gjykimi mbyllet për publikun

Nis seanca në Apel për vrasjen e Liridona Ademajt, gjykimi mbyllet për publikun

​Besnik Tahiri mbron Haradinajt pas deklaratave të deputetëve të LVV-së për “të fortët e Dukagjinit”

​Besnik Tahiri mbron Haradinajt pas deklaratave të deputetëve të LVV-së për “të fortët e Dukagjinit”

Abrashi kërkon ndëshkimin e përgjegjësve për rastin e Arlinda Zekajt: Kjo është mizori, e jo drejtësi

Abrashi kërkon ndëshkimin e përgjegjësve për rastin e Arlinda Zekajt: Kjo është mizori, e jo drejtësi

“Deri këtu po mbërrin era e duhanit”, Haxhiu kërcënon me Inspektorat deputetët që tymosin në Kuvend

“Deri këtu po mbërrin era e duhanit”, Haxhiu kërcënon me Inspektorat deputetët që tymosin në Kuvend

Superliga, përballje interesante në xhiron e 12-të

Superliga, përballje interesante në xhiron e 12-të

Hoxha: Kosova duhet ta prezantojë në botë historinë e luftës çlirimtare përmes diplomacisë kulturore

Hoxha: Kosova duhet ta prezantojë në botë historinë e luftës çlirimtare përmes diplomacisë kulturore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën