Një foshnje ka ndërruar jetë në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit. Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se foshja dy muajshe, e cila ishte sjell në spital për tretman mjekësor ka ndërruar jetë. Vdekjen e foshnjes e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion. Ndërsa rasti është cilësuar si vdekje e dyshimt.
“Gjilan 14.10.2026-12:15. Nga emergjenca e spitalit është raportuar se është sjellë për tretman mjekësor foshnja (dy muajsh), e cila më pas ka ndërruar jetë. Vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.







