Një foshnje nga fshati Dugajevë e Klinës është dërguar pa shenja jete në repartin e emergjencës të Spitalit të Pejës.
Rasti është konfirmua nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se rasti është raportuar rreth orës 11:42 nga Emergjenca.
“Mjeku kujdestar ka konstatuar se fëmija ka ardhur pa shenja jete”, ka thënë Gashi për teve1.info
Ai bëri të ditur se Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ka njoftuar menjëherë Prokurorinë për rastin.