TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Një fije shprese për Berishën, Flick llogarit në sulmuesin shqiptar për Evropianin 2024

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Një fije shprese për Berishën, Flick llogarit në sulmuesin shqiptar për Evropianin 2024

Dështimi i Gjermanisë në Kampionatin Botëror “Katari 2022” pritet të bëjë ndryshime rrënjësore Hansi Flick ekip për “Euro 2024”. Gjermania tashmë është kualifikuar në këtë turne të vitit të ardhshëm, derisa është organizatore dhe Flick është i vendosur për të pasur sukses. Në turneun e Katarit, Gjermania zhgënjeu tërësisht pasi u eliminua në fazën e grupeve dhe pas këtij dështimi, e ardhmja e Flickut ishte në dyshim.

Megjithatë, në një takim që zgjati tri ditë mes zyrtarëve të Federatës së Futbollit të Gjermanisë dhe shtabit teknik, u vendos që Flick ta vazhdojë punën. Në këtë takim është bërë analiza e eliminimit në Katar, ku është ardhur në përfundim se ka nevojë për përfshirjen e lojtarëve të rinj në ekip. E ky ndryshim do të ndodhë këtë vit, në mënyrë që Flick ta ketë të gatshëm ekipin për Evropianin 2024.

Te Gjermania tashmë janë piketuar disa lojtarë të rinj, ku në mesin e tyre është edhe sulmuesi i Augsburgut, Mërgim Berisha kështu të paktën ka raportuar “SportBild”. Berisha 24-vjeçar po shihet si lojtar potencial dhe i motivuar për ta dëshmuar veten edhe në nivel të përfaqësueses dhe për këtë arsye tashmë është në planet e Flickut. Ai do të ftohet këtë vit për ndeshjet miqësore që Gjermania ka planifikuar t’i luajë në fund të muajit mars kur edhe fillon cikli eliminator për “Euro 2024”.

Pancerat pritet të përballen me Francën dhe Japoninë, ndeshje këto ku pritet të debutojnë lojtarët e rinj, përfshirë edhe Berishën. Berisha ka qenë kandidat potencial për t’u ftuar te Gjermania edhe në të shkuarën, por asnjëherë nuk u ftua. Ai para fillimit të këtij sezoni është transferuar në Bundesligë, pasi Augsburgu e huazoi për një vit nga Fenerbahçe me të drejtën e blerjes në verë. Në dhjetë ndeshje të luajtura në stinorin vjeshtor, Berisha ka treguar paraqitje të mira ku ka shënuar tri gola dhe ka bërë katër asistime.

Ai mund të jetë i dobishëm te Gjermania, ekip që në Botërorin e Katarit nuk pati opsione për sulmin. Berisha ka luajtur për Përfaqësuesen U21 të Gjermanisë me të cilën e ka fituar titullin e Evropës në vitin 2021. Në 13 paraqitje në total për këtë gjeneratë, ai ka shënuar edhe një gol.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Futsall, Kosova publikon listën

Futsall, Kosova publikon listën

Vinicius deri më 2030 te Real Madridi

Vinicius Junior po transferohet në Premier League

Trajneri Tekke kërkon blerjen e Muçit

Muçi edhe një javë jashtë fushe

Harry Kane i gatshëm për Real Madridin

Harry Kane i gatshëm për Real Madridin

Kulla: Palestina do të njihet si shtet, me monitorim e garanci ndërkombëtare sikurse Kosova

Kulla: Trump po shfaq nervozizëm – Hormuzi i pakontrollueshëm

“Matrix” 06.04.2026

“Matrix” 06.04.2026

PDK mban konferencë për media

Protesta e studentëve në Shkup-PDK: E drejta për arsimim e vlerësim në gjuhën amtare, e garantuar me ligj

6 prilli i ‘99-ës në Kuçicë, fillimisht i vranë burrat e më pas i plaçkitën gratë

6 prilli i ‘99-ës në Kuçicë, fillimisht i vranë burrat e më pas i plaçkitën gratë

Pranverë e rëndë për bujqit

Pranverë e rëndë për bujqit

Maqedonci: Kuvendi jo funksional, pengesë për dërgimin e FSK-së në Gaza

Gati dokumentacioni për sigurimin shëndetësor dhe jetësor – FSK afër misionit paqësor në Gaza

Policia në mungesë rreshterësh, s’hapën konkursin që nga 2024-ta

Policia në mungesë rreshterësh, s’hapën konkursin që nga 2024-ta

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën