Në Policinë e Kosovës, një vajzë e mitur ka raportuar se është abuzuar seksualisht nga një i dyshuar.
Në raportin ditor është bërë e ditur se rasti ka ndodhur në Fushë-Kosovë.
“Viktima e mitur femër kosovare ka raportuar se ishte abuzuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Ndërkaq, raportohet po ashtu se me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje.
Rasti është cilësuar si “Dhunim”. /teve1.info/







