TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Një ditë me ekipin e kërkim – shpëtimit të FSK-së

Ka disa ditë që po vazhdon kërkimi i gruas që u hodh nga Ura e Fshajtë në Gjakovë. Për këtë janë angazhuar ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së, të cilat po e kërkojnë trupin e pajetë në lumin Drini i Bardhë. Ekipi i Tëvë1 ka përcjellë se si shkon një ditë e kërkimit të këtij ekipi. Reportazhi në vazhdim është nga ekipi i Tëvë1.

by Fidan Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
Një ditë me ekipin e kërkim – shpëtimit të FSK-së

Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës po i bënë edhe përgatitjet e fundit për terren.

Në këtë formë, ekipi i kërkim – shpëtimit të FSK-së, po e nisë edhe një ditë pune.

E lokacioni i kërkimeve këtë herë do të jetë lumi Drini i Bardhë.

Këta morën informacionin se më 16 qershor një grua u hodh në lum nga Ura e Fshajtë në Gjakovë.

Por, reshjet e fundit kanë bërë që dukshmëria në lum të jetë tejet ulët.

Për këtë, ushtarët po e përgatisin këtë skaner nënujor më të cilin do të kërkohet e rëna në lum.

“Në bazë të këtij skaneri në e mundëson dhe lehtëson punën për 80-90%, që mos me bë vet zhytje sepse po e shihni se sa i turbullt është uji, jep disa shenja se si duket forma e njeriut”, Avdush Paçarizi, rreshter i parë i kompanisë së kërkim – shpëtimit

Rreshteri Avdush Paçarizi, për Tëvë1, ka treguar se cilat janë metodat që i përdorin në raste të tilla të kërkimeve.

“Varet nga terreni, në disa vende i vendosim litarët në ujë, formojmë korridore…kemi edhe (kërkime) sipërfaqësore, por me këtë metodë mundemi vetëm kur mbërrin uji deri tek qafa, nëpër shkurre dhe ku i kemi dyshimtë më të mëdha….i kemi edhe kamerat, por pas testimit këtu, shumë pak punë po na bën për shkak të dukshmërisë së ulët, dukshmëria është zëro”, thotw ai.

E përgatitja për misione të tilla duhet të jetë e nivelit me të lartë.

“Më së pari i përgatisim me notin, i përgatitim me zhytje por edhe e kemi shkollën që i përgatit, një zhytës duhet me qenë i përgatitur shumë mirë dhe i licencuar”, tregon Paçarizi.
E skaneri nënujor në mesditë dha edhe shenjat e para.

Në 8 metra thellësi, pamjet treguan se ka diçka që i ngjason një trupi njeriu.

Për vërtetimin e kësaj duhet edhe konfirmimi nga afër.

E në këto kushte, kjo mund të bëhet vetëm nga zhytësit profesionalë të këtij ekipi.

Përgatitja për zhytje duket se kërkon kohë.

E para zhytjes, testohen edhe një herë pajisjet.

Madje, për raste të papritura kërkohet edhe kjo.

Para zhytjes, rreshteri Paçarizi, tregon se me çfarë duhet të pajisjet një zhytës para këtij kërkimi.

“Një pjesëtar i kërkim shpëtimit, i përgatit pajisjet që janë jelekun, rrobat, dorëzat, batarinë, barometrin që e mat shtypjen e ujit, këpucat, kapelën”, thotw rreshteti Paçarizi.

Pas disa minutash, vjen edhe momenti i zhytjes.

Për sigurinë e zhytësit në mbi 8 metra thellësi, situata po monitorohet nga kjo barkë.

Pas dhjetë minutash në sipërfaqen e lumit, del edhe një herë zhytësi.

Ky e konfirmon se sinjalet e skanerit nuk ishin ato që po shpresonin në këtë ditë kërkimi.

Por, si vepron ekipi i kërkim-shpëtimit në rastet kur gjendet një trup i pajetë?

“Përgjegjësia e jona është ta nxjerrim trupin deri në breg dhe ia dorëzojmë organeve kompetente”, shprehet Paçarizi.

Ai ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve në rastet e tilla.

Por ai ka bërë thirrje që informatat që jepen në këso raste të jenë sa më të sakta.

Tags: ekipi i kerkim shpetimitFSK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas vdekjes së punëtorit në Ferizaj, Hoti paralajmëron aksion të jashtëzakonshëm inspektimesh në ndërtimtari

​“I gatshëm vetëm si zgjidhje e fundit” – Hoti flet për postin e presidentit

Prevot: Belgjika do të avokojë për anëtarësimin e Kosovës në KE tani

Prevot: Belgjika do të avokojë për anëtarësimin e Kosovës në KE tani

Nënkryetari i Komunës së Malishevës jep detaje për tragjedinë në Malishevë dhe shpreh ngushëllime për familjen e viktimave

Nënkryetari i Komunës së Malishevës jep detaje për tragjedinë në Malishevë dhe shpreh ngushëllime për familjen e viktimave

Kurti: Bukoshi i ka bërë vend vetes në historinë e re të Kosovës

Tragjedia në Malishevë ku vdiq babai me dy fëmijët, Kurti i tronditur: Momente të rënda, ngushëllime për të gjithë familjarët

Vdiq Alex Manninger, ish-portier i Austrisë

Konjufca pas takimit me homologun belg: Presim anëtarësim të shpejtë në KE

Konjufca pas takimit me homologun belg: Presim anëtarësim të shpejtë në KE

Izraeli dhe Siria në bisedime të drejtpërdrejta, thotë Reuters

Izraeli miraton plan 334 milionë dollarësh për zgjerim të vendbanimeve të paligjshme në Siri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën