TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Një ditë larg fillimit të sezonës dimërore

nga Valeza Sylejmani
2 vjet më parë
0
A A
Një ditë larg fillimit të sezonës dimërore

Nesër fillon sezona dimërore, me ç’rast nëse automjetet nuk janë të pajisura me përgatitjet dimërore, shoferët do të gjobiten. Andaj ditën e fundit të afatit kohor për ndërrimin e gomave, numri i qytetarëve të interesuar ishte më i madh se zakonisht. Krahas kësaj, përveç përgjegjësisë individuale, sqarohet rëndësia e këtij procesi.

Radha e pritjes ishte e gjatë.

Kjo gjendje shihet një ditë para fillimit të sezonës dimërore, ku të gjitha makinat duhet të përgatiten për kushtet atmosferike.

E meqë e marta ishte data e fundit për ndërrimin e gomave, fluksi i shoferëve ishte më i madh.

Andaj, “pritjet e gjata” po cilësohen si shkak i neglizhencës të këtij procesi deri në datën e fundit.

“Sa të mundemi po. Me kohë mundohemi mi ndërru. Nganjëherë vonojmë por kur po është kolonë qështu po pritojmë me qëndru, a pe sheh që dy orë tu qëndru këtu”, tha shoferi Fitim Krasniqi.

Megjithatë, pati edhe shofer të tillë që këtë procedurë e kanë kryer qysh moti.

“Nja një muaj më herët i kryj gjithë, dmth para kohës i ngjes. Se janë dënimet, mandej edhe aksidentet me fatalitet. Kështu ma mirë është më herët me i ndërru”, tha shoferi Bardhyl Berisha.

“Jam shumë e përgjegjshme, çdo vit kur vjen koha, rregullisht i ndërroj gomat. Gjoba kam pas për shpejtësi, por jo kështu”, u shpreh shoferja LIridona Berani.

“Gjithmonë i ndërroj gomat brenda afatit kohor. Jam i kujdesshëm për këto sene dhe nuk ka ndodh me më dënu”, us hrpeh shoferi Enver Hetemi.

“Gomat i ndërroj çdo vit me kohë, policia nuk ka pas shanca me më dënu se çdo vit i ndrroj me kohë”, deklaroi shoferi Adem Haziri.

Njohësi i fushës së komunikacionit, Bekim Ahmeti sqaron rëndësinë e paisjes së automjetit për stinën e dimrit.

“Si individ dhe në përgjithësi si kolektiv, duhet të kemi parasysh se ndërrimi i gomave është njësoj sikurse ndërrimi i këpucëve, që njeriu nuk mundet me shku në punë apo diku tjetër me këpucë të verës ose të dimrit kur i ngatërrojmë sezonën. Përveç kësaj që është përgjegjësi individuale, kemi edhe përgjegjësi kolektive sepse mund t’i shkaktojmë dëme palës së tretë”, tha njohësi i fushës s komunikacionit, Bekim Ahmeti.

Policia e Kosovës, të hënën u bëri apel qytetarëve përmes rrjeteve sociale për përgatitje të automjeteve për fillimin e sezonës dimërore.

Në të kundërt, personat që veprojnë në kundërshtim me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, pësojnë gjoba prej 40 eurosh.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndihmës-sekretari amerikan nesër në Kosovë, takohet me Kurtin dhe liderët e partive

Ndihmës-sekretari amerikan nesër në Kosovë, takohet me Kurtin dhe liderët e partive

Nimani: Më mirë marrëveshje politike sesa aventurat me emra që s’konsolidojnë shumicën

Nimani: Më mirë marrëveshje politike sesa aventurat me emra që s’konsolidojnë shumicën

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në disa komuna të Kosovës

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në disa komuna të Kosovës

Ukshini: Mënyra e arrestimit të Metës është dështim i Policisë, as Edi Rama s’është ndjerë mirë

Ukshini kritikon Osmanin: Nëse e dinte për tensionet nga Serbia, pse nuk veproi?

Kurti për kadetët e rinj: Ata e ato nga sot nisën shërbimin në uniformë, me nder e integritet

Kurti për kadetët e rinj: Ata e ato nga sot nisën shërbimin në uniformë, me nder e integritet

E mërkura me temperatura deri në 33°C

Fundjava sjell rikthimin e vapës – Temperaturat pritet të shkojnë deri në 33°C

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X