TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Një dekadë “urime për vizat”

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Një dekadë “urime për vizat”

Për plot një dekadë, kosovarët morën urime të ndryshme nga politikanët për liberalizimin e vizave. Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj e Isa Mustafa, ishin ish-kryeministrat që disa herë i uruan kosovarët për heqjen e vizave. Megjithatë kjo nuk ndodhi në qeverisjen e tyre, pavarësisht se disa herë u tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për lëvizjen pa viza.

Urimet filluan qysh në vitin 2016.

Mw 4 maj 2016 Hashim Thaçi uroi liberalizimin e vizave.

Në këtë formë, ish kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, po ua uron kosovarëve liberalizimin e vizave.

E po atë ditë, me 4 maj të 2016, u hap edhe shampanja.

Kështu kabineti i ish-ministrit të Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, filloi festën për heqjen e vizave.

Krejt kjo pasi komisionari për Komisioneri për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, propozoi heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kjo meqë u konstatua se qysh në vitin 2016, Kosova i përmbushi të gjitha kriteret e udhërrëfyesit të saj për liberalizimin e vizave.

Por, përplasjet e brendshme rreth demarkacionit me Malin e Zi, bën që kosovarët të presin në radhë për viza para ambasadave të huaja edhe për disa vite.

E Çollaku ishte prezent edhe një urim tjetër.

Këtë radhë, ishte pasardhësi i Thaçit në karrigen e kryeministrit, Isa Mustafa.

Në po atë vit, edhe ish-ministri i punës dhe mirëqenies sociale nga LDK, Arban Abrashi, uroi liberalizimin e vizave përmes kësaj fotografie duke thënë se perspektiva evropiane mori kuptimin e plotë.

Por, edhe kushtin e vënë për liberalizimin e vizave nga Parlamenti Evropian Kosova e përmbushi në vitin 2018.

Kundërshtuesi më i madh i demarkacionit me Malin e Zi, Ramush Haradinaj, ndërroi qëndrim.

Menjëherë pas kësaj, edhe një kryeministër i Kosovës, iu shtua listës së urimeve për heqjen e vizave.

Mjaftë optimiste në vitin 2018, u shpreh edhe ish-ministrja e drejtësisë, Dhurata Hoxha.

E fjalë të mëdha në po atë vit, dha edhe Hashim Thaçi, tashmë në cilësinë e presidentit të vendit.

Por, pavarësisht urimeve vizat nuk u hoqën.

Shpresat kosovarëve atë vit, ua shoi komisionieri evropian, Johannes Hahn në Prishtinë.

Zhvillimet në Bruksel bën që Haradinaj për vizat të dal edhe një herë para gazetareve.

Këtu ish-shefi i ekzekutivit, tha se liberalizimi ndodhi, bile pa dijeninë e kosovarëve.

Urimet e shpeshta të politikanëve, ranë në syrin e kosovarëve.

Madje, shumë prej tyre, u kthyen në humor.

Por, as në 6 vitet e ardhshme kosovarët nuk do të hynin në zonën Schengen pa viza.

Për këtë, këta të fundit nisën një peticion qytetar për liberalizimin e vizave, të cilin e nënshkruan afër mbi 60 mijë persona.

E pritjes së gjatë të kosovarëve për të udhëtuar pa viza, i erdhi fundi me 1 janar të vitit 2024.

Kjo pasi që paraprakisht Parlamenti Evropian në prill të 2023 votoi pro liberalizimit të vizave.

Këtë kryeministri aktual i vendit, Albin Kurti, e cilësoi si arritjen më të madhën në politikën e jashtme të vendit.

Nga 1 janari kosovarët do të kenë të drejtë të qëndrojnë në zonën Schengen për 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

20 vjeçarja e aksidentuar në Fushë Kosovë në gjendje të rëndë, shoferi ik nga vendi i ngjarjes

Mbingarkesa në Emergjencë, apelohet që pacientët fillimisht të trajtohen në QMF

Mirëpritet ideja e inspektimit me dron në fushën e mjedisit

Mirëpritet ideja e inspektimit me dron në fushën e mjedisit

Arrestohet edhe një i dyshuar për vrasjen në Klinë, konfiskohet arma e cila dyshohet se është përdorur

Vritet një person në Podujevë

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

20 vjeçarja e aksidentuar në Fushë Kosovë në gjendje të rëndë, shoferi ik nga vendi i ngjarjes

Mbingarkesa në Emergjencë, apelohet që pacientët fillimisht të trajtohen në QMF

Mirëpritet ideja e inspektimit me dron në fushën e mjedisit

Mirëpritet ideja e inspektimit me dron në fushën e mjedisit

Arrestohet edhe një i dyshuar për vrasjen në Klinë, konfiskohet arma e cila dyshohet se është përdorur

Vritet një person në Podujevë

22 mars 1998, zgjedhjet në kohë lufte

22 mars 1998, zgjedhjet në kohë lufte

Kuvendi miraton zgjatjen e ndarjeve buxhetore

Punuan një muaj, mbi 182 mijë euro pagesa për deputetët

Dyshime për manipulim të votave, nis intervistimi edhe në Pejë

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për vrasjen në Klinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën