Një burrë ka raportuar në Polici se është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur, derisa ishte duke ecur në rrugë në Prishtinë.
Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se, rasti ka ndodhur të enjten në mbrëmje dhe është duke u hetuar.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se, derisa ka qenë duke ecur në rrugë, është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur. Rasti është nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë./teve1.info/









