TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Një “alarm i rremë” në Rusi lë një milion njerëz pa rrymë

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Një “alarm i rremë” në Rusi lë një milion njerëz pa rrymë

Operatori rus i energjisë bërthamore, Rosenergoatom, tha se ka mbyllur një njësi të termocentralit bërthamor të Rostovit, për shkak të një “alarmi të rremë”.

Për pasojë, rreth 1 milion njerëz në Rusinë jugore dhe në pjesë të Krimesë së okupuar mbetën pa energji elektrike.

Kompania nuk specifikoi se çfarë e shkaktoi aktivizimin e mekanizmit mbrojtës.

Por, në një deklaratë të publikuar në Telegram, Rosenergoatom tha se Njësia N1 është mbyllur më 16 korrik “për shkak të një alarmi të rremë”.

Rosenergoatom nuk dha detaje për shkaqet e “alarmit të rremë”.

Termocentrali bërthamor i Rostovit, i njohur gjithashtu si termocentrali bërthamor i Volgodonskut, ka katër njësi me një kapacitet total prej më shumë se 4.000 megavatesh.

Ai gjendet në bregun e majtë të lumit Don, pranë qytetit Volgodonsk, rreth 1.100 kilometra në jug të Moskës.

Muajve të fundit, Ukraina – infrastruktura energjetike e së cilës është goditur vazhdimisht nga ushtria ruse prej se ajo ka nisur pushtimin e saj në shkurt të vitit 2022 – ka shënjestruar po ashtu objektet ruse të energjisë, kryesisht rafineritë e naftës dhe ato që punojnë për ushtrinë ruse.

Në Krime, autoritetet pushtuese thanë se ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike në rajon, janë pasojë e valës së të nxehtit./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Himni maqedonas po, ai shqiptar jo – Shqipëria kritikon aktivitetin ku mori pjesë Mickoski

Himni maqedonas po, ai shqiptar jo – Shqipëria kritikon aktivitetin ku mori pjesë Mickoski

Meteorologët britanikë: El Nino, më i forti në 100 vjet

Meteorologët britanikë: El Nino, më i forti në 100 vjet

​Tërmeti në Kolumbi, 319 viktima të konfirmuara

​Tërmeti në Kolumbi, 319 viktima të konfirmuara

Të paktën 40 fëmijë humbin jetën pas përmbysjes së një varke në Nigeri

Të paktën 40 fëmijë humbin jetën pas përmbysjes së një varke në Nigeri

Himni maqedonas po, ai shqiptar jo – Shqipëria kritikon aktivitetin ku mori pjesë Mickoski

Himni maqedonas po, ai shqiptar jo – Shqipëria kritikon aktivitetin ku mori pjesë Mickoski

Kusari-Lila: Subvencionet dhe grantet duhet të nxisin investimet, punësimin dhe eksportet

Kusari-Lila: Subvencionet dhe grantet duhet të nxisin investimet, punësimin dhe eksportet

Dogana parandalon futjen e mbi 18 mijë eurove të padeklaruara në Kosovë

Dogana parandalon futjen e mbi 18 mijë eurove të padeklaruara në Kosovë

Tahiri: Vdekjet e punëtorëve në ndërmarrjet publike janë dështim institucional

Tahiri: Vdekjet e punëtorëve në ndërmarrjet publike janë dështim institucional

​Haxhiu nga Taranto: Me bashkim si në sport, ta tejkalojmë ngërçin politik në Kosovë

​Haxhiu nga Taranto: Me bashkim si në sport, ta tejkalojmë ngërçin politik në Kosovë

Tre persona lëndohen në Fushë Kosovë, i dyshuari shtiu edhe me armë

Ekstradohet nga Kosova në Shqipëri i kërkuari me letërreshtim ndërkombëtar,dyshohet për “Kontrabandim me migrantë”

Meteorologët britanikë: El Nino, më i forti në 100 vjet

Meteorologët britanikë: El Nino, më i forti në 100 vjet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën