Një person i moshës 56 vjeçar është gjetur pa shenja jete mesditën e sotme në një fshat të Skenderajt.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim të Policisë së Kosovës ku thuhet se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me stafin e emergjencës së QKMF-së në Skenderaj ku është konfirmuar vdekja e viktimës.
Njësitë kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërkaq hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
Policia ka bërë të ditur se trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe se rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen”.







