TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Një 32 vjeçar i vdekur në Istog, çka po i shkakton aksidentet me fatalitet në vend?

Një vetë-aksident ka ndodhur mëngjesin e hershëm të së hënës në magjistralen Mitrovicë –Pejë, ku si pasojë ka humbur jetën një 32 vjeçar nga Istogu. I njëjti dyshohet që u përplas më një shtyllë të betonit dhe nuk arrit të i mbijetoj plagëve të marra.

by Doresa Geci
2 ditë ago
1 0
A A

Mëngjesin e së hënës, një 32 vjeçar nga Istogu humbi jetën në një aksident trafiku.

Nga plagët që mori pas përplasjes me një shtyllë të betonit në magjistralen Pejë-Mitrovicë, ai ndërroi jetë.

Nga Policia e Kosovës dhanë detaje se si ndodhi e gjithë ngjarja.

“Rreth orës 06:00 të mëngjesit policia ka pranuar informatën për një vetë-aksident në fshatin Dobrushë të Istogut, ku si pasojë shoferi rreth 32 vjeçar ka humbur jetën. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë policia, ekipet emergjente e zjarrfikësit. Mjeku ka konstatuar vdekjen, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme”, ka thënë Gashi.

Pas këtij vetë-aksidenti  në vend të ngjarjes kanë dal edhe nga Prokuroria.

“Pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes, Policia e Kosovës ka njoftuar edhe prokurorin kujdestar nga departamenti i përgjithshëm i Prokurorisë në Pejë. Nga dyshimet preliminare dyshohet që ngasësi i automjeti ka humbur drejtimin dhe ka shkaktuar vetë-aksident. Ku për fat të keq nga plagët e marra ka humbur edhe jetën. Prokurori i shteti ka rekomanduar Policinë që të merr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës është dërguar në IML”, u shpreh Nikqi.

Por ky nuk është aksidenti i vetëm që ndodhi në 24 orët e fundit.

Sipas raportit të Policisë, 34 aksidente u regjistruan në vend. Ku prej tyre 19 kanë përfunduar më të lënduar kurse 15 më dëme materiale.

Eksperti i komunikacionit, Visar Baxhaku, ka treguar shkaktarët që po dërgojnë këto raste me fatalitet.

“Në statistikat e viteve më radhë të paktën në tre vitet, vetë-aksidentet prinë pra kur pasojat janë fatale pra është karakteristike kjo për vendin tonë, ku hynë mos përshtatje e shpejtësisë, njohuritë e pamjaftueshme, infrastruktura dhe gjitha ku mblidhen vetë-aksidentet e përbëjnë numrin më të madh. Masa më të mira që ekzistojnë dhe që duhet më u përdor janë edukimi i përdoruesve”, theksoj Baxhaku.

Madje sipas tij, gjobat në trafik nuk japin më efekt që ky numër i aksidenteve të ulët.

“Pjesa e dënimeve apo gjobave në trafik e ka mbërri atë maksimumin e vet 8% më shumë nuk e ulë numrin e aksidenteve. Kjo është arritur me ligjin e vitit 2014-2015,  ky ndryshim i fundit ka rritur gjobat dhe ka përfshirë disa kategori si trotinetet, mjetet elektrike, por nuk pritet ky ligj më bë ndonjë mrekulli”, ka thënë tutje Baxhaku.

Sipas raportit të Policisë në 24 orët e fundit janë shqiptuar 2014 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave të komunikacionit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca pret në takim Presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës

Konjufca: Zgjedhja e presidentit varet nga vullneti i opozitës

Prokuroria kërkon dënim të përjetshëm për tre të akuzuarit për sulmin terroristë në Banjskë

Prokuroria kërkon dënim të përjetshëm për tre të akuzuarit për sulmin terroristë në Banjskë

Çmimi për një litër naftë sot në Kosovë

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohet një person nën dyshimin për krime lufte në Skenderaj

Konjufca pret në takim Presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës

Konjufca: Zgjedhja e presidentit varet nga vullneti i opozitës

Prokuroria kërkon dënim të përjetshëm për tre të akuzuarit për sulmin terroristë në Banjskë

Prokuroria kërkon dënim të përjetshëm për tre të akuzuarit për sulmin terroristë në Banjskë

LDK formon 21 departamente, Abdixhiku: Kemi filluar mobilizimin e gjithëmbarshëm

Abdixhiku emëron Kryesinë e re të partisë – kjo është përbërja

Çmimi për një litër naftë sot në Kosovë

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohet një person nën dyshimin për krime lufte në Skenderaj

Rasti “Banjska”, palët japin sot fjalën përfundimtare

Rasti “Banjska”, palët japin sot fjalën përfundimtare

Sekuestrohen armë dhe municion në Skenderaj

Sekuestrohen armë dhe municion në Skenderaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën