TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nisin sot provimet e Maturës Shtetërore në Shqipëri

by Tëvë1
3 muaj ago
0
A A
Nisin sot provimet e Maturës Shtetërore në Shqipëri

Mbi 26 mijë e 600 maturantë në të gjithë Shqipërinë nisin këtë të martë, më 2 qershor, provimet e Maturës Shtetërore 2026. Testi i parë është ai i  Gjuhës së Huaj.

Procesi do të vijojë më 9 qershor me provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, më 16 qershor me Matematikën dhe do të përmbyllet më 23 qershor me provimin me zgjedhje.

Në këtë ditë të rëndësishme për maturantët dhe për të gjithë sistemin arsimor, ministrja e Arsimit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, ka përcjellë një mesazh urimi dhe inkurajimi për të gjithë maturantët që i nënshtrohen provimeve të Maturës Shtetërore, si dhe për stafet e institucioneve arsimore që do të ndjekin mbarëvajtjen e këtij procesi.

“Mirëmëngjes, të dashur maturantë, mirëmëngjes edhe mësuesve që ju kanë shoqëruar gjatë gjithë këtyre muajve në të gjithë punën për përgatitjen e kësaj dite. Sot në provimin e gjuhës së huaj, në datën 9 provimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë, më datë 16 provimin e matematikës dhe në fund, më 23 qershor, me provimin që keni zgjedhur vetë. Është një proces i gjatë, keni punuar të gjithë, i keni kryer të gjitha detyrat, jeni stërvitur me testet model, testet provë, me orët e këshillimit me mësuesit, me përgatitje emocionale dhe sot kam kënaqësinë t’ju uroj me gjithë zemër mbarësi dhe shumë suksese.

Është një ekip shumë i madh sot me mësues, rreth 2 mijë mësues administratorë të provimeve, 170 përfaqësues nga ministria si monitorues, do të jenë sot me ju që mbarëvajtja e këtij procesi të jetë një sukses, prandaj sot me vete merrni vetëm buzëqeshjen tuaj, atë që ju duhet bashkë me besimin te puna që kemi bërë dhe përqafimin e familjes.

Sepse me këtë sprovë që ju do të kaloni sot dhe në tre ditët e tjera të provimeve ju hapni rrugët e jetës suaj, qoftë në sektorin e punësimit e profesioneve të ndryshme që do të zgjidhni, apo në universitetet ku keni dëshirë të vazhdoni studimet tuaja. Kudo nxënësit shqiptarë kanë shkëlqyer, prandaj ju keni punuar fort dhe ia keni dalë me sukses të vini në derën e provimit. Suksesi do të jetë me ju! Mos e humbni besimin, sepse jeni më të mirët”, shprehet Kumbaro në mesazhin drejtuar maturantëve përpara fillimit të provimit të parë të Maturës Shtetërore./Tv Klan

Tags: matura shtetëroreShqiperiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Serbia glorifikon Mladiqin

Serbia glorifikon Mladiqin

BE-ja e ashpërsoi qëndrimin ndaj Serbisë për varrimin e Mladiqin

BE-ja e ashpërsoi qëndrimin ndaj Serbisë për varrimin e Mladiqin

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë të dielën në Kosovë

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Përplasjen pjesëtarët e klubeve Rilindja dhe Arbëria pas ndeshjes

Përplasjen pjesëtarët e klubeve Rilindja dhe Arbëria pas ndeshjes

Zyrtare: Bodrumspor e prezanton Elvir Gashijanin

Zyrtare: Bodrumspor e prezanton Elvir Gashijanin

Broja përplaset me tifozin pas humbjes, sulmuesi shqiptar: Kam qenë jashtë për një vit

Broja përplaset me tifozin pas humbjes, sulmuesi shqiptar: Kam qenë jashtë për një vit

Spektakël në Serie A, Roma përmbys Atalantën

Spektakël në Serie A, Roma përmbys Atalantën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën