Në Qendrën e Palestrës së Sporteve në kazermën “Adem Jashari”, sot ka filluar testimi fizik i grupit të parë të të rinjve të cilët kanë aplikuar në konkursin për pjesëtarë aktiv në FSK.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përcjelll teve1.info
“Është vërtetë kënaqësi teksa sheh të rinj e të reja që me kaq vullnet mezi presin t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ministria e Mbrojtes si institucion dhe FSK si organizatë, u garanton proces transparent, të monitoruar nga instruktorët e FSK-së, përfaqësuesit e Zyres Ndërlidhëse të NATO-s, organizatat joqeveritare, si dhe mediet, duke mundësuar kështu raportim në kohë reale, e përzgjedhjen e më të mirëve”, ka shkruar ai në Facebook.
Mehaj është shprehur se FSK-ja është forcë që synon shërbimin në NATO, “andaj dhe ushtarët tanë janë të nivelit të tillë. /Teve1.info/