Ka filluar takimi mes emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Para Abdixhikut, Lajçak është takuar edhe me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj, përcjell teve1.info
Përfaqësuesi i BE-së po qëndron në një vizitë dyditore në Kosovë, ku dje ka zhvilluar takime me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Në këto takime u diskutua për ankesin e zbatimit të Propozimit evropian për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi. /Teve1.info/