Komuna e Prishtinës, ka filluar me pastrimin e trotuareve të cilat pas reshjve të borës ishin bërë të vështira për qarkullim nga qytetarët.
Sipas njoftimit të komunës për pastrimin e trotuareve janë kontraktuar 11 kompani e të cilat janë siç thuhet janë vazhdimisht në teren.
“Kryeqyteti Prishtina është duke u angazhuar për të pastruar rrugët e trotuaret e Prishtinës nga bora. Për të kryer këtë proces sa më mirë, janë kontraktuar 11 kompani pastrimi të cilat janë vazhdimisht në terren në zona të ndryshme të kryeqytetit. Ju lusim për mirëkuptim dhe kërkojmë bashkëpunimin tuaj, në mënyrë që rrugët e kryeqytetit të jenë sa më të pastra e lehtë të qarkullueshme”, thuhet në njoftim.
Ndryshe për gjendjen e trotuareve ka pasur ankesa nga qytetarët.