TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nis “ora e pritjes” – djali Rexhep Selimit dhe ai i Jakup Krasniqit shtypin butonin

Platforma “Liria ka Emër” ka vendosur në qendër të Prishtinës “Orën e Pritjes”, 25 ditë para 16 shtatorit, kur do të shpallet vendimi për krerët e UÇK-së në Hagë. Familjarë, politikanë dhe ish të burgosur politikë u bënë bashkë në ceremoninë e vendosjes së ekranit.

by Arlind Beqiraj
3 muaj ago
2 0
A A

Shpallja e aktgjykimit për baballarët e tyre është 25 ditë larg.

Prandaj, djali i Rexhep Selimit dhe ai i Jakup Krasniqit, ndezën solemnisht “orën e pritjes” në Prishtinë.

Deri më 16 shtator, ekrani do t’i numëroj një nga një ditët derisa gjyqtari t’i bie çekanit në Hagë.

Në ceremoni morën pjesë edhe familjarë të tjerë të katërshes së UÇK-së, bashkëluftëtarë, politikanë e të burgosur politik.

I pranishëm ishte edhe kryetari I PDK-së, Bedri Hamza, i cili tha se ekrani  do të shërbej si simbol i pritjes dhe kujtesës për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

“Koha po ecën, pritja tash është shkurtuar, por kujtesa jonë nuk shkurtohet. Sa më afër të jetë dita, aq më fuqishëm duhet ta themi atë që duhet ta themi. Ky ekran është simbol i pritjes në Prishtinë, por ekrane të ngjashme do të vendosen në gjithë Kosovën”, deklaroi Bedri Hamza.

E përveç “Orës së Pritjes”, në kryeqytet deri më 16 shtator do të zhvillohen aktivitete të ndryshme, në kuadër të pritjes për rikthimin e katërshes drejtuese të UÇK-së.

“Kjo orë s’ka me i matë veç ditët. Kjo orë ka me na kujtu çdo mëngjes e çdo mbrëmje se pas çdo dite që kalon, një popull po prêt….”, tha Besianë Musmurati, nënkryetare e Komunës së Prishtinës.

Përveç marshit që do të mbahet më 12 shtator, nënkryetarja e Prishtinës tregoi se do të mbahen edhe ligjërata në shkolla, aktivitete në sheshe, seminare me studentë dhe ekspozita.

Ndërkaq, nga platforma “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli tha se shpreson që më 16 shtator të nisë një kapitull i ri.

“Ne po shpresojmë që me 16-tin shtator ora e mbrapsht do të fillojë mbarë, sepse kjo shoqëri ka nevojë për orët e bardha”, pohoi Tasholli.

Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në paraburgim në Hagë që prej nëntorit të vitit 2020.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro

Kosova pret sqarime nga Komisioni Evropian për këngën serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro

Kosova pret sqarime nga Komisioni Evropian për këngën serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën