TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Nis ndërtimi i rrugës Korishë–Kabash, Kurti: Investim mbi 4 milionë euro

by Tëvë1
3 javë ago
3
A A
​Nis ndërtimi i rrugës Korishë–Kabash, Kurti: Investim mbi 4 milionë euro

Kanë filluar punimet për projektin e rrugës Korishë–Kabash, e kjo u bë me një ceremoni ku të pranishëm ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm deputetët nga Prizreni, Artane Abrashi dhe Arbër Rexhaj, si dhe përfaqësues të tjerë institucionalë dhe operatori ekonomik që po realizon projektin.

Gjatë ceremonisë, kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se punimet kanë nisur me intensitet të lartë, ndërsa kushtet e favorshme atmosferike pritet të ndikojnë që projekti të përfundojë në një afat rekord.

Kryeministri Albin Kurti theksoi rëndësinë e këtij investimi për zhvillimin ekonomik dhe turistik të rajonit.

“Bëhet fjalë për një rrugë e cila është e gjatë 6 kilometra e 718 metra, e lidh Korishën me Kabashin, por gjithashtu edhe me rrugën rajonale R118. Qëllimi ynë është që të ketë sa më shumë qarkullim të mirë e të lehtë për qytetarët dhe për bizneset, e në veçanti për zhvillimin e turizmit, meqenëse në këtë mënyrë sillet në nivel të ri turizmi në këtë zonë ku ndodhen Prizreni, Shtërpca, përkatësisht Brezovica, dhe kjo do të krijojë të ardhura shtesë edhe për Kosovën në përgjithësi, edhe për këto komuna posaçërisht e natyrisht edhe për bizneset e qytetarët mbarë”, deklaroi Kurti.

Sipas tij, vlera totale e projektit është 4.1 milionë euro, ndërsa në të ardhmen parashihen edhe dy segmente të tjera shtesë.

Ndërkaq, ministri i Infrastrukturë dhe Transporit, Dimal Basha theksoi përkushtimin institucional për realizimin e projektit pa vonesa.

“Është një projekt 6.7 kilometra në vlerë prej 4.1 milionë euro. Ne jemi të prirur për të bërë lidhjen e banorëve të kësaj zone. Kjo anë ofron bukuri të rralla natyrore që do të ndikojnë në zhvillimin e turizmit. Si ministri do të jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me operatorët, në mënyrë që çdo pengesë të tejkalohet dhe projekti të realizohet sa më shpejt. ”, u shpreh Aliu.

Ai uroi qytetarët e Prizrenit dhe banorët e zonës për këtë investim, duke theksuar se si ministri do të vazhdojë të mbështesë projekte infrastrukturore që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Ndërkaq rruga Korishë – Kabash do të ndërtohet nga ERST BAU sh.p.k.

Tags: albin kurtiDimal BashaKorishe-Kabashndertimi i rrugesTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dugolli: Fitorja jonë më 7 qershor do të jetë më e madhe se e 28 dhjetorit

Dugolli: Fitorja jonë më 7 qershor do të jetë më e madhe se e 28 dhjetorit

Dugolli: Lushtaku sfidoi shtetin, qëndroi një orë në lokal pas incidentit – duhej të arrestohej

Dugolli: Lushtaku sfidoi shtetin, qëndroi një orë në lokal pas incidentit – duhej të arrestohej

Gërvalla: I kishim votat për kryetarin e Kuvendit, opozita s’na lejuan të kalojmë në pikat tjera

Gërvalla publikon të dhënat e raportit: Kosova, e para në rajon në luftën kundër korrupsionit

Poazhri: Duke i parë reagimet, LDK është më afër shpartallimit se bashkimit

Aksident në Tiranë, makina përplas për vdekje babain e ministres Pirdeni

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

I plagosuri me armë zjarri në Prishtinë në gjendje të rëndë

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën