TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nis gjyqi i ri ndaj Harvey Weinstein në New Jork

by teve1
7 muaj ago
1
A A
Nis gjyqi i ri ndaj Harvey Weinstein në New Jork

Gjyqi i ri për përdhunim ndaj ish-manjatit të filmave Harvey Weinstein ka nisur të hënën në Manhattan, pasi një proces i mëparshëm nuk arriti në një vendim në qershor 2025.

Ky gjykim përqendrohet në akuzën për përdhunim të vitit 2013 ndaj aktores Jessica Mann.

Megjithatë, edhe në rast të një lirimi të mundshëm, Weinstein nuk do të dalë nga burgu, pasi është i dënuar për çështje të tjera.

Ish-producenti 74-vjeçar u paraqit në gjykatë në një karrige me rrota, i veshur me kostum të errët dhe kravatë gri.

Procesi i përzgjedhjes së 12 anëtarëve të jurisë nisi rreth orës 12:30 dhe pritet të zgjasë disa ditë.

Zëdhënësi i tij, Judah Engelmayer, deklaroi se Weinstein “vazhdon të shpresojë për një gjykim të drejtë”, duke këmbëngulur në pafajësinë e tij.

Në gjyqin e mëparshëm në Manhattan, Weinstein u shpall fajtor për sulm seksual në vitin 2006 ndaj ish-asistentes Miriam Haley, ndërsa u shpall i pafajshëm për një tjetër akuzë të po atij viti ndaj modeles polake Kaja Szkoła.

Çështja që lidhet me Jessica Mann u shpall e pavlefshme për shkak të tensioneve gjatë diskutimeve të jurisë.

Ndërkohë, vendimet e mëparshme ndaj tij mbeten në fuqi. Në vitin 2023, Weinstein u dënua në Kaliforni me 16 vite burg për përdhunimin e një aktoreje evropiane, vendim të cilin ai e ka apeluar, me një seancë të re të caktuar për 23 prill.

Për këtë proces, ai ka ndryshuar ekipin ligjor, duke angazhuar avokatët Jacob Kaplan dhe Mark Agnifilo. Mbrojtja ka kërkuar shtyrjen e gjyqit, ndërsa gjykatësi Curtis Farber po shqyrton çështjen.

Weinstein, i cili mbahet në burgun Rikers Island, ka deklaruar se gjendja e tij shëndetësore po përkeqësohet dhe se përballet me kërcënime dhe dhunë gjatë qëndrimit në izolim.

Që nga viti 2017, më shumë se 80 gra e kanë akuzuar ish-producentin për sulme seksuale, në një nga skandalet më të mëdha në industrinë e filmit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Manikyri i ri i Dua Lipës mund të bëhet trendi më i madh i thonjve gjatë këtij dimri

Manikyri i ri i Dua Lipës mund të bëhet trendi më i madh i thonjve gjatë këtij dimri

Shqiptarja nga Peja që qëndron pas interierit të kafenesë në New York që vizitoi Jennifer Lopez

Shqiptarja nga Peja që qëndron pas interierit të kafenesë në New York që vizitoi Jennifer Lopez

Sekreti për një martesë të fortë, Taika Waititi zbulon rregullin mes tij dhe Rita Orës

Sekreti për një martesë të fortë, Taika Waititi zbulon rregullin mes tij dhe Rita Orës

Dua Lipa shkëlqen në New York, flet për planet për krijim të familjes: Do të doja shumë që një ditë të kem fëmijë

Dua Lipa shkëlqen në New York, flet për planet për krijim të familjes: Do të doja shumë që një ditë të kem fëmijë

SHSKUK kërkon verifikimin e pretendimeve për dhunë, paralajmëron masa ndaj drejtorit Gëzim Berisha

SHSKUK kërkon verifikimin e pretendimeve për dhunë, paralajmëron masa ndaj drejtorit Gëzim Berisha

​Protestuesit godasin policinë me llastiqe dhe kapsolla në Tiranë

​Protestuesit godasin policinë me llastiqe dhe kapsolla në Tiranë

Çeku takon prindërit në Pejë, diskuton për Strategjinë e Arsimit 2035+

Çeku takon prindërit në Pejë, diskuton për Strategjinë e Arsimit 2035+

10 karakteristikat e njerëzve vërtet të pjekur

10 karakteristikat e njerëzve vërtet të pjekur

​Prishtina triumfon në derbin ndaj Llapit

​Prishtina triumfon në derbin ndaj Llapit

​Studentët nuk lejojnë bashkimin e PD-së në protestën para Ministrisë së Arsimit

​Studentët nuk lejojnë bashkimin e PD-së në protestën para Ministrisë së Arsimit

Arrestohet Gëzim Berisha – drejtori i Spitalit të Mitrovicës për dhunë në familje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën