TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nis Evropiani i Esports në Kosovë, Kurti: Ngjarje e madhe, ta mbështesim me zemër ekipin tonë

by tëvë1
9 muaj ago
0
A A
Nis Evropiani i Esports në Kosovë, Kurti: Ngjarje e madhe, ta mbështesim me zemër ekipin tonë

36 ekipe nga 24 shtete të Evropës do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian të Esports që ka nisur sot në Prishtinë, ndeshjet e së cilit do të zhvillohen në Palestrën e Sporteve “1 Tetori”.

Kosova jo vetëm që do të jetë mikpritëse e kësaj gare madhore, por edhe do të përfaqësohet me ekipin e saj kombëtar.

Në ceremoninë e hapjes zyrtare, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili të pranishmëve iu drejtua në gjuhën angleze, theksoi se megjithëse në botë ky njihet si sport i ri, Kosova ka një storie të gjatë në këtë aktivitet pasi që të rinjtë kosovarë shumë vite më parë filluan angazhimin e tyre në lojërat elektronike nëpër internet-caffe, duke bërë kështu hapat e parë drejtë rritjes profesionale në këtë sport.
Kurti gjithashtu bëri thirrje që nga sot e deri më 13 korrik, ekipi përfaqësues i Kosovës në këtë garë të mbështetet me zemër nga të gjithë adhuruesit dhe praktikuesit e lojërave elektronike-Esports.

Altin Preniqi, Kryetar i Federatës së Esports në Kosovë, tha se organizimi i këtij evropiani është moment historik për Kosovën sepse ky sport sjellë energji të madhe, e mbi të gjitha, miliarda shikues online nga e gjithë bota, duke u bërë kështu mundësi e rrallë për promovimin e imazhit të Republikës së Kosovës në mbarë rruzullin tokësorë.

Kampionati evropian organizohet nga Federata Esports Kosova me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ndeshja e parë do të zhvillohet sot ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Çekisë.

Në këtë ngjarje madhore dhe historike për Kosovën si organizatore, një ndër sponsorët kryesor është edhe kompania e njohur “Telkos”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Kuqezinjtë” gati për fitore në Varshavë

“Kuqezinjtë” gati për fitore në Varshavë

Peja – Ylli, finalja e Ligës Unike

Peja – Ylli, finalja e Ligës Unike

Shqipëria surprizon me përbërjen ndaj Polonisë

Shqipëria surprizon me përbërjen ndaj Polonisë

Foda pa shumë ndryshime në formacion

Foda pa shumë ndryshime në formacion

Osmani: Asnjë subjekt s’garantoi shumicën, mund të kemi dy palë zgjedhje brenda katër muajve

Osmani për 27-vjetorin e masakrës së Padalishtës: Kjo ditë nuk është vetëm përkujtim, por thirrje për drejtësi

Nën kërcënimin e sëpatës një personi në Gjilan i grabiten zinxhiri dhe ora e dorës

Gjendet i vdekur një i moshuar në Prizren, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikim

Prattipati takon Rashiqin, thekson qeverisjen gjithëpërfshirëse në Kosovë

Prattipati takon Rashiqin, thekson qeverisjen gjithëpërfshirëse në Kosovë

Borë e madhe në Kroaci, bllokohen rrugët

Borë e madhe në Kroaci, bllokohen rrugët

Anije cisternë e operuar nga Turqia goditet në Detin e Zi nga një dron pa pilot

Anije cisternë e operuar nga Turqia goditet në Detin e Zi nga një dron pa pilot

AKB: Propozimet për heqjen e TVSH-së dhe akcizës, të papërgjegjshme dhe pa bazë ligjore

AKB: Propozimet për heqjen e TVSH-së dhe akcizës, të papërgjegjshme dhe pa bazë ligjore

Bedri Hamza: Vendimi i Gjykatës Speciale është zhgënjyes dhe minon besimin në drejtësi

Hamza para takimit të kryesisë së PDK: Nuk kam pranuar ftesë nga Kurti

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën