TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nimani: Qëndrimi i Nismës për nënkryetarin serb mbetet i pandryshuar

by teve1
6 muaj ago
1
A A
Nimani: Qëndrimi i Nismës për nënkryetarin serb mbetet i pandryshuar

Artan Nimani nga Nisma Socialdemokrate ka deklaruar se ky subjekt politik nuk ka ndryshuar qëndrim lidhur me votimin e nënkryetarit të pestë të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb.

Nimani ka theksuar se Nisma nuk do të jetë pengesë për krijimin e institucioneve të vendit, por as nuk do të kërkojë funksione të caktuara pa ndonjë marrëveshje politike të qartë.

“Tashmë është e qartë se kujt i takon nënkryetari i pestë i Kuvendit. Ne si Nismë nuk kemi ndryshim të qëndrimit tonë, për momentin ky është qëndrimi që kemi deklaruar edhe në seancën e fundit sepse Nisma nuk do të jetë pengesë për krijimin e institucioneve, por as nuk do të ngarendë pas funksioneve pa ndonjë marrëveshje politike të qartë. Për ne, nuk ka asnjë marrëveshje politike me asnjë subjekt tjetër”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ai shtoi se ata që kanë krijuar krizën politike në Kosovë duke mos i themeluar institucionet, duhet të japin fund asaj.

“Unë mendoj se ata që kanë krijuar krizën, pra deputetët e shumicës parlamentare dhe forcat e tjera politike që i kanë ndihmuar, duhet që ashtu siç kanë planifikuar themelimin e institucioneve, ta përfundojnë atë,” përfundoi Nimani.

Ndryshe, pas publikimit të plotë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ky institucion ka bërë të ditur se nesër do të vazhdojë me seancën konstituive.

Në seancën e nesërme që nis në orën 10:00, në rend dite është pika e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radha e komunitetit serb.

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se zgjedhja e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb është e domosdoshme për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Sipas saj, votimi “në pako” për nënkryetarët e Kuvendit nuk është i imponueshëm, por mund të realizohet me dakordim ndërmjet grupeve parlamentare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit për dy javë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“InfoNata” 07.04.2026

“InfoNata” 07.04.2026

Arsenali fiton në Lisbonë

Arsenali fiton në Lisbonë

Bayerni mposht Realin në Madrid

Bayerni mposht Realin në Madrid

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën