TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ngushëllime nga Haga për vdekjen e babait të “Calit”

Ka ndërruar jetë babai i Salih Mustafës, pak ditë pasi u njoftua se ai është në një gjendje të rënduar shëndetësore. Me këtë rast, pritet që Mustafës t’i lejohet vizita tek varrezat dhe familjarët, meqë nuk iu dha mundësia që ta takojë të atin para vdekjes. Ngushëllimë për këtë rast, erdhën edhe nga ish krerët e UÇK-së, që po mbahen në paraburgim në Hagë.

by Florijeta Dernjani
3 muaj ago
0 0
A A

Para pak ditësh, u njoftua se është në gjendje të rënduar shëndetësore.

Familjarët e Salih Mustafës thanë se atij i ishte refuzuar kërkesa nga Specialja që të lejohet ta vizitojë babanë në spital.

Të enjten, babai i Salih Mustafës, Jahja Mustafa, ndërroi jetë.

Lëvizje pozitive nga Gjykata Speciale për mundësimin e ardhjes në Kosovë, pritet të paktën të ketë me rastin vdekjes.

“Po besoj që më në fund do ta lejojë që së paku t’i vizitojë familjarët e tij dh eta vizitojë varrin e prindit të tij. Është e padrejtë mos me u leju që në momentet e fundit që ta vizitojë prindin e tij dhe t’i qëndrojë afër para vdekjes”, ka thënë Qeriqi.

Nga Specialja gjatë së enjtes nuk kanë treguar nëse kjo do t’i mundësohet Salih Mustafës.

Derisa, vazhdon të kritikohet Specialja, që nuk ia dha mundësinë Calit që ta sheh për herë të fundit gjallë të atin.

“E kemi pa edhe në vendimin e dënimit të Calit që ka qenë një vendim politik, i pabazë, i paarsyeshëm por ka qenë i qëllimshëm. Edhe veprimet e fundit, do të thotë në moslejimin për vizitë të familjarit, në këtë rast të prindit të Calit, shihet se është një tendencë, një vendim johuman.”, u shpreh tutje Qeriqi.

Ngushëllime për vdekjen e Jahja Mustafës, erdhën edhe nga Haga, nga ish krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim.

“Sapo kemi pranuar një telefonatë nga Haga, nga bashkëluftëtarët tanë që po mbahen atje, të cilët na kërkuan që përmes nesh, si OVL UÇK, t’i përcjellim ngushëllimet e tyre për familjen Mustafa. Në emër të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, Salih Mustafës, Pjetër Shalës, Fadil Fazliut dhe Bashkim Smakajt, si dhe në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së,i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Mustafa, për humbjen e më të dashurit të tyre”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së.

Në tri raste të ngjajshme, kur Kadri Veselit iu vdiqën të dy prindërit dhe Hashim Thaçit babai, ata nuk u lejuan të vijnë në ceremoninë mortore e as në të pame. Por, u lejuan të vijnë pas përfundimit të këtyre ceremonive, në një vizitë tek varri i tyre dhe u lejuan të vizitojnë familjarët e ngushtë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dënohen me 22 vjet burgim Kostiq dhe Milloviq për krime lufte

Dënohen me 22 vjet burgim Kostiq dhe Milloviq për krime lufte

OEK: Më 5 nëntor seanca gjyqësore për padinë ndaj ZRrE-së

Oda Ekonomike e Kosovës kërkon masa për të frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Haxhiu: Kosova ndodhet në një momentum kyç ku duhet adresuar sfidat e procesit të drejtësisë tranzicionale

Haxhiu: Humbja e tre kosovarëve në Vjenë, dhimbje për gjithë vendin

Vrasja e zyrtarit policor në Kaçanik, Prokuroria sot do të mbajë konferencë për media

Ngrihet aktakuzë ndaj katër personave për falsifikim të rezultateve të votimit në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Dënohen me 22 vjet burgim Kostiq dhe Milloviq për krime lufte

Dënohen me 22 vjet burgim Kostiq dhe Milloviq për krime lufte

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Serbia bën ushtrime me NATO-n, por blen raketa nga Kina

Serbia bën ushtrime me NATO-n, por blen raketa nga Kina

OEK: Më 5 nëntor seanca gjyqësore për padinë ndaj ZRrE-së

Oda Ekonomike e Kosovës kërkon masa për të frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Haxhiu: Kosova ndodhet në një momentum kyç ku duhet adresuar sfidat e procesit të drejtësisë tranzicionale

Haxhiu: Humbja e tre kosovarëve në Vjenë, dhimbje për gjithë vendin

Kreshnik Hajrizi shpallet më i miri i xhiros në Zvicër

Kreshnik Hajrizi shpallet më i miri i xhiros në Zvicër

Vrasja e zyrtarit policor në Kaçanik, Prokuroria sot do të mbajë konferencë për media

Ngrihet aktakuzë ndaj katër personave për falsifikim të rezultateve të votimit në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën