TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ngritet aktakuzë kundër tre personave, dyshohen për kontrabandim me migrantë

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Ngritet aktakuzë kundër tre personave, dyshohen për kontrabandim me migrantë

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër tre personave me inicialet S.D., B.D. dhe A.F., të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ata dyshohen se kanë organizuar dhe drejtuar veprimet për kontrabandimin e 10 migrantëve, të gjithë shtetas të Egjiptit.

“Sipas aktakuzës, më 23 shtator 2025, në afërsi të vendkalimit kufitar të Vërmicës, konkretisht tek ura e fshatit Shkozë, S.D., ka organizuar dhe drejtuar veprimet për kontrabandimin e 10 migrantëve, të gjithë shtetas të Egjiptit, të cilët kishin kaluar në mënyrë të kundërligjshme kufirin Kosovë – Shqipëri.”, thuhet në aktakuzë.

Më tej, thuhet se migrantët është tentuar që me veturë, nga zona e Vërmicës, t’i transportonin në drejtim të pikës kufitare Kosovë-Serbi.

“I akuzuari S.D., kishte marrë me qira një automjet, të cilin më pas ua kishte dorëzuar B.D., dhe A.F., me qëllim që këta të fundit të kryenin transportimin e migrantëve nga zona e Vërmicës në drejtim të pikës kufitare Kosovë – Serbi. Për realizimin e këtij qëllimi, të pandehurit ishin nisur në drejtim të zonës kufitare, ndërsa S.D., kishte komunikuar me B.D., dhe e kishte udhëzuar lidhur me vendin dhe kohën e pritjes së migrantëve”, thuhet më tej në aktakuzë.

Sipas aktakuzës, thuhet se të dyshuarit i kishin pritur migrantët në afërsi të urës në fshatin Shkozë.

“Rreth orës 01:50min, B.D., dhe A.F., kishin ndaluar me automjet në shiritin emergjent të autostradës, në afërsi të urës së fshatit Shkozë, ku kishin pritur migrantët. Në momentin e afrimit të zyrtarëve policorë, në afërsi të automjetit janë vërejtur 10 persona të shtrirë në tokë, të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin dhe ishin duke pritur për t’u transportuar më tej.”, thuhet në aktakuzë.

10 migrantët, sipas aktakuzës, kishin paguar gjithsej 25,000 euro për rrugëtimin nga vendi i origjinës në Serbi.

B.D. dhe A.F. janë ndaluar, ndërsa S.D. është larguar nga vendi i ngjarjes pasi kishte vërejtur ndërhyrjen e policisë.

Prokuroria ka bërë të ditur se prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit dhe vlerësimit të provave, të dyshuarit të shpallen fajtorë për veprën penale për të cilën akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sinani me thirrje për qytetarët: Dilni sot votoni, është ditë jetike për shqiptarët e Luginës

Sinani me thirrje për qytetarët: Dilni sot votoni, është ditë jetike për shqiptarët e Luginës

Qytetari tenton t’i ikë policisë në Gjakovë, përplaset me veturën zyrtare e shkakton aksident trafiku

Policia aksidentohet në Skenderaj gjatë ndjekjes së një veture

Vdes një grua në Gjilan pasi u rrëzua në rrugë

Vdes një grua në Gjilan pasi u rrëzua në rrugë

Një person gjendet i vdekur në rrugë në Skenderaj

Një person gjendet i vdekur në rrugë në Skenderaj

Rama: Pezullim për mësuesit që nxisin protestat, deri në 2 vite burg për personat që kapen me armë apo sende të rrezikshme

Mbi 27% pjesëmarrja në zgjedhjet në Serbi deri në orën 11:00

Mbi 27% pjesëmarrja në zgjedhjet në Serbi deri në orën 11:00

Qytetari tenton t’i ikë policisë në Gjakovë, përplaset me veturën zyrtare e shkakton aksident trafiku

Policia aksidentohet në Skenderaj gjatë ndjekjes së një veture

Vdes një grua në Gjilan pasi u rrëzua në rrugë

Vdes një grua në Gjilan pasi u rrëzua në rrugë

Një person gjendet i vdekur në rrugë në Skenderaj

Një person gjendet i vdekur në rrugë në Skenderaj

Emergjenca në QKUK trajtoi 343 raste gjatë 24 orëve të fundit, 32 prej tyre ishin lënduar në aksidente trafiku

Vdes në mjekimin intensiv personi i lënduar në aksidentin e 4 tetorit në Fushë-Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën