TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ngritet aktakuzë e re kundër Donald Trump

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Trump do të dëshmojë në hetime për aferat e kompanisë së tij

Është ngritur aktakuzë kundër ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për tentim për ta shfuqizuar disfatën në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në shtetin e Xhorxhias.

Trump dhe 18 persona të tjerë përballen me akuza për disa vepra penale, përfshirë për mashtrim, në një aktakuzë 41-faqeshe të ngritur nga një juri e madhe në qarkun e Fultonit më 15 gusht.

Kjo është aktakuza e katërt që ngrihet kundër Trumpit këtë vit.

Trumpi i ka mohuar akuzat për vepra penale në të gjitha rastet.

Prokurorja e qarkut të Fultonit, Fani Willis, e nisi një hetim në shkurt 2021 mbi dyshimet se Trumpi dhe bashkëpunëtorët e tij kishin ndërhyrë në zgjedhje.

Në aktakuzë thuhet se bashkëkonspiratorët “me vetëdije dhe me vullnet iu bashkuan një konspiracioni për ta ndryshuar jashtëligjshëm rezultatin e zgjedhjeve në të mirë të Trumpit.”

Aktakuza të pandehurve iu referohet si “organizatë kriminale”, dhe i ngarkon ata me një varg krimesh, përfshirë:

“Në vend se t’i bindeshin procesit ligjor të Xhorxhias për sfidat e zgjedhjeve, të pandehurit u angazhuan në një kompani kriminale të mashtrimit për ta përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Xhorxhia”, tha prokurorja Willis.

Willis tha se Trumpi dhe të pandehurit e tjerë kanë kohë deri në mesditën e 25 gushtit për t’u dorëzuar vullnetarisht para autoriteteve, duke shtuar se dëshiron që gjykimi ndaj tyre të nisë brenda gjashtë muajve.

Fushata e Trumpit e quajti Willisin, e cila është nga Partia Demokrate, “partizane e tërbuar e cila po e ndjek penalisht ish-presidentin me aktakuza false”.
Kërcënimi më i madh

Xhorxhia, të cilën presidenti Joe Biden e fitoi për më pak se 12 mijë vota, përbën mbase kërcënimin më të madh ndaj lirisë së Trumpit, i cili është duke i prirë bindshëm garës për t’u nominuar për president nga Partia Republikane.

Edhe nëse zgjidhet president i SHBA-së, ai nuk do ta kishte pushtetin që presidentët mbase e gëzojnë në sistem federal për ta falur veten për vepra penale, apo për ta hedhur poshtë aktakuzën e prokurorëve.

Trump akuzohet se e ka shkelur “Aktin e Organizatave të Influencuara dhe të Korruptuara nga Raketuesit” (RICO) në Xhorxhia. Dënimet e rënda që ndërlidhen me rastet RICO-s mund t’i nxisin të pandehurit të kërkojnë marrëveshje bashkëpunimi, dhe këto statute përdoren zakonisht si cak ndaj krimit të organizuar.

Sipas ligjit federal, kushdo që mund të jetë i lidhur me “një organizatë kriminale” përmes të cilës janë kryer shkelje, mund të dënohet na bazë të ligjit RICO.

Autoritetet në Atlanta nisën një hetim pasi Trumpi iu kishte telefonuar zyrtarëve në Xhorxhia disa javë para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë, duke iu bërë presion për t’ia gjetur 11.780 votat e nevojshme për ta përmbysur fitoren e Bidenit në Xhorxhia.

Trump përballet me akuzat tashmë për konspiracion për ta mashtruar SHBA-në, pengimin e dëshmitarëve dhe konspiracion kundër të drejtave të qytetarëve.

Aktakuza ndaj tij u ngrit më 2 gusht, pas një hetimi ndaj ngjarjeve që ndodhën gjatë trazirave të 6 janarit 2021, në Kapitol të Shteteve të Bashkuara. /rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë

​Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë

Përleshje mes të rinjve në Has, 16-vjeçari plagos tre shokët e klasës

Përleshje mes të rinjve në Has, 16-vjeçari plagos tre shokët e klasës

Një i vrarë dhe katër të plagosur në Paris

Një i vrarë dhe katër të plagosur në Paris

Berisha: Rama dhe Vuçiç janë armiq të pavarësisë së Kosovës

Berisha: Rama dhe Vuçiç janë armiq të pavarësisë së Kosovës

Ndërprerja e rrymës destabilizon furnizimin me ujë në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq

Të shtunën ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Shukri Buja akuzon Bedri Hamzën për pazare politike me Ligjin për Specialen

Shukri Buja akuzon Bedri Hamzën për pazare politike me Ligjin për Specialen

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën