TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
14 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
14 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ngërçi në Kuvend sërish në Kushtetuese

Pozitë e opozitë, edhe pas dështimit të 41-të për konstituim të Kuvendit, kanë vazhduar akuzat ndaj njëri-tjetrit. Derisa PDK e LDK paralajmëruan se do ta dërgojnë një rast të ri në Kushtetuese, lidhur me vazhdimin e tri seancave të fundit konstituive.

nga Venhar Isufi
5 ditë më parë
0 0
A A

Akuza dhe kundërakuza nga partitë politike në vend, vazhduan edhe të enjten.

Kjo pasi që as në tentativën e 41-të, Kuvendi nuk u konstitua.

Deputeti nga radhët e Lëvizjës Vetëvendosje, Nezir Kraki tha se partitë opozitare po e keqinterpretojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për mënyrën e votimit të fshehtë.

“Po konfirmohet keq-leximi dhe keq-interpretimi i aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Sjellja nuk ka ndryshuar përkundër ndryshimit që ne e kemi bërë në anën tonë dhe lëshimit, gatishmërisë që të lëshojmë pe me dy mundësi ose të shkojmë te votimi i komisionit dhe ta refuzojmë komisionin dhe ta rrëzojmë dhe pastaj të kalojmë në pako me zonjën Haxhiu së bashku me kryetarët e Kuvendit ose të votohet në mënyrë të fshehtë sepse sipas neve Gjykata Kushtetuese veç e ka konfirmuar atë. Dhe krejt ata që u bënë ekspertë të drejtës kushtetuese duhet ta dinë që kur një gjë thuhet në një vendim të formës së prerë nuk mund ta interpretosh në disa forma”, deklaroi Kraki.

Por të kundërtën thanë nga Partia Demokratike e Kosovës.

Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi bëri të ditur se do të dorëzojnë një rast të ri në Gjykatën Kushtetuese lidhur me moskonstituimin e Kuvendit.

“Të tërhiqet nga qëndrimi i tij imponues, nga pengmarrja e shtetit dhe që të ndryshojë propozimin e tij dhe të kthehet në normalitetin e rrjedhës së seancës, ashtu siç ka kërkuar edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Tri vazhdimet e fundit të seancës konstituive kanë qenë shkelje e qëllimshme dhe me vetëdije e Kushtetutës nga ana e kryesuesit të seancës me instruksione të partisë së tij dhe ne s’mund të qëndrojmë duarkryq, për këtë arsye sot gjatë ditës do ta dorëzojmë rastin e ri në gjykatë”, tha Krasniqi.

Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku deklaroi se juristët e kësaj partie po përgatisin një lëndë për në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërsa kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti “ka vendosur që as brenda 30 ditëve të mos e formojë shumicën parlamentare”.

“Me 61 vota e zgjedhim kryetarin, nëse nuk i bën ai na i harxhon këto 30 ditë pra na mban peng. Është mirë ose me e bë shumicën, 61 votë ose me lëshu rrugë, pra të mos na i harxhojë këto 30 ditë pa konstituim të Kuvendit, sepse pasojat janë të mëdha. Mirëpo po shihet se ai e ka vendosur që t’i harxhojë këto 30 ditë pa e bë shumicën, se krijon shumicën parlamentare dhe pa e zgjedh kryetarin e Kuvendit”, tha Haradinaj.

Tentativa e radhës për konstituim të Kuvendit është thirrur për të shtunën në ora 11:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ujkani: Nuk i kemi 61 vota për konstituimin e Kuvendit, na duhet bashkëpunim

Ujkani: Nuk i kemi 61 vota për konstituimin e Kuvendit, na duhet bashkëpunim

Ujkani: Po bllokohet qëllimisht Albulena Haxhiu – ngërçi në Kuvend është politik, jo personal

Ujkani: Po bllokohet qëllimisht Albulena Haxhiu – ngërçi në Kuvend është politik, jo personal

Avokati i njërit nga policët e arrestuar: Viktima pati halucinacione, pamjet e plota ende nuk janë bërë publike

Avokati i njërit nga policët e arrestuar: Viktima pati halucinacione, pamjet e plota ende nuk janë bërë publike

AME: Gjatë së hënës u raportuan 41 vatra zjarri, 14 aktive ende aktive

Emisioni “Info Nata” 08.07.2025

Drita fiton ndeshjen e parë

Drita fiton ndeshjen e parë

Aliu: Trajnimet policore janë zbehur, reagimi i Policëve më shumë emocional se profesional

Aliu: Trajnimet policore janë zbehur, reagimi i Policëve më shumë emocional se profesional

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X