TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Ngërçi në dialog, Serbia akuzohet se po mohon marrëveshjen e Brukselit

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Takim i ri për dialogun Kosovë – Serbi së shpejti në Bruksel

Qeveria e Kosovës po e akuzon Serbinë se po mohon Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit, të arritur në vitin 2023 për normalizimin e raporteve mes dy vendeve. Në ekzekutiv thonë se Serbia vazhdimisht po e shpërfaqë qasjen e saj agresive ndaj Kosovës, duke përmendur miratimin së voni të dy ligjeve nga Serbia që shkelin sovranitetin e Kosovës.

Në anën tjetër, këto veprime të Serbisë, por edhe zgjedhjet në Kosovë, faza e tranzicionit të konstituimit të strukturave të reja në Bashkimin Evropian dhe administratës së re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Partinë Demokratike të Kosovës dhe analistë politikë, janë dëshmi se nuk do të ketë asgjë konkrete në dialog në muajt në vijim.

Në fillim të muajit nëntor, Serbia miratoi ligjet për juridiksionin gjyqësor në Kosovë dhe për ta shpallur Kosovën “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”.

Këto veprime u kritikuan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, të cilat thanë se ato shkelin qartazi detyrimet e Serbisë nga dialogu me Kosovën për normalizimin e raporteve.

Jeton Zulfaj, këshilltar politik i kryeministrit Albin Kurti, thotë se këto veprime të Serbisë që shkelin marrëveshjen e arritur, duhet dënuar me ashpërsi më të madhe nga BE-ja.

“Çdo veprim i Serbisë i cili shkel marrëveshjen që kemi arritur duhet të dënohet nga të gjithë, edhe nga Bashkimi Evropian. Ajo atje e bën prefekt të brendshëm por assesi nuk mund të ndikoj te sovraniteti i Kosovës. Për neve veçse sa shpërfaqë qasjen e saj agresive dhe shpërfaq po ashtu mohimin që i bën marrëveshjes që kemi arritur”, thotë ai.

Në anën tjetër, sekretarja organizative e PDK-së, Vlora Citaku, thotë për KP, se Serbia vazhdimisht ka pasur qasje destruktive në dialog. Mirëpo, sipas saj institucionet në Kosovë duhet ta kërkojnë dhe ta duan përfundimin e këtij procesi dialogues me marrëveshje finale, ku përfshihet njohja reciproke.

Pavarësisht kësaj, ajo shton se zgjedhjet në Kosovë dhe rrethanat ndërkombëtare, dëshmojnë se ngërçi në dialog do të vazhdojë.

“Dialogun dhe marrëveshjen finale me Serbinë nuk mund ta duan më shumë ndërmjetësit seç duhet të kërkonim ne…Tash jemi në fazë zgjedhore dhe institucionet evropiane nuk janë konsoliduar ende. Administrata e re në ShBA e merr detyrën, inaugurimi është në janar. Ndërkohë është një proces që zgjatë i konfirmimit të sekretarëve apo bartëseve të dikastereve të ndryshme”, thekson Çitaku.

Ndërkaq, sipas analistit politik, Arbnor Sadiku, miratimi i ligjeve për Kosovën nga ana e Serbisë e bën dialogun shumë destruktiv.

“Kjo është një destruktivitet i radhës i qeverisë së Serbisë që ata nuk janë të gatshëm të implementojnë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit. Kjo e vendosë në një pozitë të pafavorshme vet unionin evropian në këto negociata. Natyrisht e bënë palën kosovare të jetë destruktive si pala serbe, për faktin se ata qysh në start me këto provokime, futjen në legjislacion dhe kushtetutën e Serbisë e bëjnë dialogun shumë destruktiv”, tha ai.

Kosova dhe Serbia kanë arritur pajtueshmëri për normalizim marrëdhëniesh në shkurt të vitit të kaluar, derisa në mars të po atij viti për aneksin e zbatimit të saj, por deri më tani kjo marrëveshje nuk ka gjetur zbatim.

Tags: BrukseldialoguSerbia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën