TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ngec emërimi i Guvernatorit, BQK nga 29 marsi me ushtrues detyre

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
FMN vlerëson bashkëpunimin me Guvernatorin Mehmeti

Kanë mbetur më pak se dhjetë ditë deri në skadimin e mandatit të guvernatorit aktual të Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe ende nuk dihet se kush dhe kur do të emërohet guvernatori ri i Bankës Qendrore të Kosovës.

Procesi i përzgjedhjes së guvernatorit ka ngecur në Komisionin parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Reklamë

Mirëpo, për këtë, kryetari i Komisionit për Buxhet nga radhët e Vetëvendosjes, Armend Muja nuk ka pranuar të flas.

Ndërsa, anëtari i PDK-së, në këtë komision, Mërgim Lushtaku, e ka kritikuar mazhorancën dhe ka kërkuar përshpejtim të procedurës së përzgjedhjes.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Lushtaku dyshon se kjo vonesë mund të jetë e qëllimshme, pasi sipas tij në këtë proces ka edhe ndikim partia në pushtet.

Mes tjerash, ai kërkon nga kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja, t’i ftojë anëtarët në komision dhe të fillojnë me shqyrtimin e procedurave, pasi që mandati i guvernatorit aktual përfundon më 29 mars.

“Tashmë e dimë që me 29 do t’i skadojë edhe mandati guvernatorit dhe sigurisht në këtë pjesë është një papërgjegjësi e madhe dhe institucionale në këtë drejtim, sepse e dimë çfarë krizash ekonomike po ballafaqohet jo vetëm Kosova, por e gjithë bota, dhe është shumë e rëndësishme që të kemi një stabilitet edhe financiar dhe bankar që duhet të garantojë edhe BQK në këtë drejtim”, ka thënë Lushtaku.

Deputeti Lushtaku thotë po ashtu se e vetmja zgjidhje pas datës 29 mars është që BQK të ketë një ushtrues detyre. E që sipas tij, kjo është e qëllimshme nga ana e anëtarëve të BQK-së dhe mazhorancës.

“Në bazë të procedurave ligjore shohim se e vetmja zgjedhje do të jetë edhe vet mundësia që të ketë një ushtrues detyre të guvernatorit. Dhe me sa duket ky është edhe qëllimi i vet anëtarëve të BQK-së, ndoshta edhe mazhorancës, sepse e dimë shumë mirë që Nurboja ka qenë edhe kandidat për deputet në VV dhe si i tillë realisht është ndikuar drejtpërdrejt edhe nga mazhoranca. Për herë të parë drejtpërdrejt anëtarët e bordit të BQK-së janë të lidhur ngushtë me pushtetin dhe kjo është një pasiguri tjetër edhe juridike, financiare, por edhe për vet BQK-në si institucion dhe si kushtetues”, ka deklaruar Lustaku, derisa i i ka bërë thirrje shumicës së kuvendit që, siç ka thënë ai, të mos luajnë me fatin e Kosovës pasi ka shtuar se njëri ndër institucionet më të rëndësishme është BQK.

Mirëpo, sa i përket kandidatëve për këtë pozitë në BQK, Lushtaku ka thënë se vet lista lë shumë për të dëshiruar.

“Kemi pritur shumë që një listë që e kanë prezantuar do të jetë me njerëz me kuadrat dhe cilësi të dëshmuar në institucionet publike dhe ndërkombëtare. Fatkeqësisht në këtë drejtim nuk kemi pasur një listë e cila garanton sigurinë financiare të bankave në Kosovë dhe të sigurimeve në përgjithësi, sigurisht edhe vet çështjeve makriofinanciare në Kosovë”, shtoi Lushtaku.
Sipas Lushtakut, ka padrejtësi në përzgjedhjen e kandidatëve për guvernator.

Fehmi Mehmeti ushtron funksionin e Guvernatorit të BQK-së nga data 29 mars 2018, ndërsa ky mandat skadon më 29 mars 2023.

Ndërsa, në fund të muajit të kaluar, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka shqyrtuar listën e kandidatëve për pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK). Me këtë rast, katër kandidatë sipas Bordit janë në garë për t’u zgjedhur në krye të BQK-së.

Kandidatë për këtë pozitë janë; Ahmet Ismaili, Nexhat Kryeziu, Lulzim Ismajli dhe Shkëndije Himaj.

Në listën që është dërguar nga Paneli i BQK-së, deputetët e partive opozitare kanë pasur kritika sa i përket mënyrës sesi ka shkuar procesi i përzgjedhjes së Guvernatorit. /KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bugaqku: Vendimi për Listën Serbe, i pabazë dhe populist

Bugaqku: Vendimi për Listën Serbe, i pabazë dhe populist

“Nëse ka fakte, t’i pështyjmë në fytyrë!” – Tahiri për partitë ish-opozitare që “bashkëpunojnë” me Listën Serbe

“Nëse ka fakte, t’i pështyjmë në fytyrë!” – Tahiri për partitë ish-opozitare që “bashkëpunojnë” me Listën Serbe

Vdes edhe 19-vjeçari pas aksidentit ku humbi prindërit

Vdes edhe 19-vjeçari pas aksidentit ku humbi prindërit

OSBE kërkon nga Kuvendi i Kosovës të zgjedhë sa më parë anëtarët e rinj e Bordit të RTK-së

OSBE: Për zgjedhje të lira kërkohet pjesëmarrja e plotë e të gjitha komuniteteve

Bugaqku: Vendimi për Listën Serbe, i pabazë dhe populist

Bugaqku: Vendimi për Listën Serbe, i pabazë dhe populist

Emisioni “Info Nata” 21.08.2025

Emisioni “Info Nata” 21.08.2025

“Nëse ka fakte, t’i pështyjmë në fytyrë!” – Tahiri për partitë ish-opozitare që “bashkëpunojnë” me Listën Serbe

“Nëse ka fakte, t’i pështyjmë në fytyrë!” – Tahiri për partitë ish-opozitare që “bashkëpunojnë” me Listën Serbe

Vdes edhe 19-vjeçari pas aksidentit ku humbi prindërit

Vdes edhe 19-vjeçari pas aksidentit ku humbi prindërit

OSBE kërkon nga Kuvendi i Kosovës të zgjedhë sa më parë anëtarët e rinj e Bordit të RTK-së

OSBE: Për zgjedhje të lira kërkohet pjesëmarrja e plotë e të gjitha komuniteteve

Serbia kundërshton moscertifikimin e Listës Serbe nga Kosova

Serbia kundërshton moscertifikimin e Listës Serbe nga Kosova

Abazi: E lehtë për të dalë nga ngërçi, kthehuni te Glauk Konjufca

Abazi: E lehtë për të dalë nga ngërçi, kthehuni te Glauk Konjufca

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X