TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Ngec diplomacia ekonomike, vendi ende pa atashe ekonomik

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Kosova merr letra urimi për ditën e Pavarësisë

Përveç ngadalësimit të procesit të njohjeve, vendi ka ngecur edhe në diplomacinë ekonomike, faktor ky që vazhdon të ndikojë negativisht në prurjen e investimeve të huaja. Ndonëse, ishte zotim i Ministrisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që të emërohen atashetë ekonomikë, kjo edhe pas tri viteve nuk u realizua. Megjithatë, nga kjo ministri thonë se janë në finalizim të hartimit të politikës tregtare e cila parasheh edhe rritjen e numrit të tyre, mirëpo nuk dihet kur pritet të ndodhë kjo.

Derisa nga pozita thonë se Ligji për investime të qëndrueshme ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, theksojnë se është në plan të punohet në këtë drejtim, për dallim nga opozita, që e quajnë të dështuar emërimin e atasheve ekonomik.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka hartuar Ligjin për Investime Strategjike i cili është miratuar në Qeveri, por i cili pastaj është dërguar në Gjykatë Kushtetuese dhe ende nuk ka një vendim gjykate. Po ashtu Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, është në finalizim të hartimit të Politikës Tregtare e cila parasheh edhe rritjen e numrit të atasheve ekonomik”, thuhet në përgjigjen me shkrim nga MINT.

Ndërkaq, deputeti nga partia në pushtet, Armend Muja thotë se në plotësim ndryshimin e ligjit për investime të qëndrueshme janë paraparë rreth 40 pozita që do të dislokoheshin në ambasada të ndryshme.

“Në plotësim ndryshimin e ligjit për investime të qëndrueshme është i paraparë po ashtu rreth 30 apo 40 pozita, pikërisht për t’i plotësuar këto aspekte, apo zyrtar nga Kosova që do të dislokoheshin ambasada të ndryshme. Ata do të punonin me komunitete të biznesit në vende të ndryshme, sidomos aty ku ka mërgatë të madhe nga Kosova, SHBA-të, Gjermanisë, Zvicër e më radhë. Mirëpo, sa e di unë ende ky ligj ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese, ende nuk ka përgjigje, por është në plan të punohet në atë drejtim”, thotë Muja për KP.

Ndërkaq, nga opozita kritikojnë qeverinë që kanë ngecur në këtë drejtim, dhe në mungesë të tyre thonë se ka ndikuar në zhvillimin e ekonomisë së vendit, pra nuk kanë mundur të lobojnë dhe të sjellin investime të huaja në Kosovë.

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala derisa thotë se atashetë ekonomikë do të mund të përcillnin dhe ofronin ide, propozime dhe investitor të jashtëm strategjik, konsideron se qeveria ka dështuar edhe në këtë aspekt, sikurse në ato politike.

Se qeveria ka dështuar në zhvillimin e diplomacisë ekonomike, e thotë edhe deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.

“Sa i përket atasheve ekonomikë, në këtë drejtim qeveria ka dështuar, kemi dështuar edhe në investime të jashtme dhe strategjike, dhe nuk është bërë promovimi i Kosovës që është vend i lehtësirave për të investuar dhe për t’i joshur investitorët”, thotë Lekaj.

Ministrja e MINT-it, Rozeta Hajdari vitin e kaluar ka deklaruar se diplomacia ekonomike do të jetë prioritet i kësaj ministre, në këtë formë ka thënë se kanë planifikuar që të emërojnë shtatë atashe ekonomik, mirëpo kjo nuk ka ndodhur ende.

Tags: Armend Mujaferat shalaRozeta Hajdari
ShareTweet

Postime të ngjashme

FSK-ja zhvillon trajnim të specializuar “shpëtimi i jetës në fushëbetejë”

FSK-ja zhvillon trajnim të specializuar “shpëtimi i jetës në fushëbetejë”

Miliona euro për libra, SBAShK: Fëmijët në banka bosh

Miliona euro për libra, SBAShK: Fëmijët në banka bosh

Banorët e tri lagjeve në Prishtinë ankohen për mungesë uji

Banorët e tri lagjeve në Prishtinë ankohen për mungesë uji

Mesazhi i Kurtit për Listën Serbe: Nuk lejoj që një parti të ketë monopol mbi serbët e Kosovës

Mesazhi i Kurtit për Listën Serbe: Nuk lejoj që një parti të ketë monopol mbi serbët e Kosovës

Trump thotë se do të takohet me Xinë gjatë këtij viti

Hoti: Qeveria e Kosovës duhet ta ndryshojë diskursin politik dhe të rreshtohet me SHBA-në

Hoti: Qeveria e Kosovës duhet ta ndryshojë diskursin politik dhe të rreshtohet me SHBA-në

Ndahet nga jeta diplomati dhe intelektuali Abdi Baleta

Ndahet nga jeta diplomati dhe intelektuali Abdi Baleta

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën