TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nga stigmatizimi deri te punësimi

by Besarta Mehmeti
5 vjet ago
0
A A
Nga stigmatizimi deri te punësimi

Numër i madh i forcave paramilitare serbe ishin nisur drejt një shtëpie në njërin nga fshatrat në Kosovë.

Aty, ushtarët e uniformuar kishin mbyllur brenda gratë e shumta, mbi të cilat ushtruan dhunë fizike e seksuale për disa orë rresht.

Britma e të qara po dëgjoheshin edhe jashtë shtëpisë, aty ku okupatori serb kishte grumbulluar gjithë burrat e fshatit, pleq e të rinj.

E 23 vjet pas përfundimit të luftës, këta zëra ende janë të freskët tek njëra nga të mbijetuarat e abuzimit seksual.

Ajo rrëfen për Tëvë1 gjithë përjetimet e asaj dite.

Viktima e njërit ndër krimet më të mëdha të luftës së fundit në Kosovë thotë që për të më e lehtë është vdekja se ajo çfarë ka përjetuar.

“U kon një traum, që nuk ke mujt kurqysh me pranu që ti nuk e ke bo me qef,po pse ajo më ka ndodh mu, ajo pse të ka hanger, nuk të ka lon mi qel syte”, thotë ajo.
Me emocione të shumta ajo vazhdon të rrëfejë se si ushtarët serbë ia morën foshnjën nga duart.

‘U kon një pjesë e rëndë se jom kanë nanë me fmi, edhe vec sa kom lind fëmijen , u kon shumë pak muaj që kom lind, ferri I vërtetë. Se me ta marrë një fëmijë me gju përtoke, mu kthy me bo qef, dikujna sikur kukull, është tmerri më I madhi njeriut qëmundesh me ia bo”, u shpreh ajo.

Nga ajo goditja fëmija e kësaj viktime të dhunës seksuale mbeti me pasoja shëndetësore.

“Si kujtim ma lanë qata, sot e kom fëmijën me të meta ,kujtim që ti nuk e harron asnjëherë në jetë”, tha ajo.

Këtë histori të trishtë ajo gjeti kurajo t’i tregonte vetëm vajzës, të cilën e lindi pas luftës.

“Vetëm fëmija e fundit e din, se e kom marr këtu edhe e ka ndi krejt historinë.

“E din, por e shkatërron diqysh një fëmijë, se mdoket e kom shkatërru ata. Nashta edhe gabim që I thu një gjeneratë që nuk e din, që e imagjinon por nuk e ka pa. Nashta edhe gabim që ja kom than se edhe fëmija të sheh si gjynah, po edhe të fëmijën e sheh me një sy tjetër. Është shumë e rëndë”, tha ajo.

Për shkak të fëmijëve e familjes, ajo po lufton për një jetë më të mirë.

Ka 6 vjet që shkon në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, ku së fundmi ka marrë pjesë në trajnime për punësim. /teve1.info/

Tags: Lufta neKosoveviktimat e dhunes seksuale
ShareTweet

Postime të ngjashme

Drenori kritikon Kurtin për raportet me SHBA-në dhe VV-në për Specialen: Po krijohet pasiguri

Drenori kritikon Kurtin për raportet me SHBA-në dhe VV-në për Specialen: Po krijohet pasiguri

Ish-aktivisti i SNS-së së Vuçiqit: Banditë të paguar, blerje votash dhe para në dorë për operacione politike në Serbi

Ish-aktivisti i SNS-së së Vuçiqit: Banditë të paguar, blerje votash dhe para në dorë për operacione politike në Serbi

Maqedonci: Vendimmarrja në operacionet luftarake duhet të mbetet njerëzore

Maqedonci: Vendimmarrja në operacionet luftarake duhet të mbetet njerëzore

Arrestohen dy persona në Fushë-Kosovë, njëri serb dyshohet se kërcënoi një qytetar me armë

Arrestohen dy persona në Fushë-Kosovë, njëri serb dyshohet se kërcënoi një qytetar me armë

Drenori kritikon Kurtin për raportet me SHBA-në dhe VV-në për Specialen: Po krijohet pasiguri

Drenori kritikon Kurtin për raportet me SHBA-në dhe VV-në për Specialen: Po krijohet pasiguri

Pezullohen pesë zyrtarë policorë pas publikimit të videos ku 19-vjeçari me këmbë të thyer tërhiqej zvarrë

Pezullohen pesë zyrtarë policorë pas publikimit të videos ku 19-vjeçari me këmbë të thyer tërhiqej zvarrë

Përplasja me policinë në protestën e dhunshme, të riut i thyhet këmba

Përplasja me policinë në protestën e dhunshme, të riut i thyhet këmba

Rrahmani shënon, Napoli pëson nga Villarreali

Rrahmani shënon, Napoli pëson nga Villarreali

Berisha: Protesta e studentëve përballje epike

Berisha: Protesta e studentëve përballje epike

Arsenali triumfon thellë ndaj Lillet

Arsenali triumfon thellë ndaj Lillet

Vikingu barazon me Bayernin

Vikingu barazon me Bayernin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën