TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Nga sot vetëm një kontroll në pikën kufitare Glloboqicë – Jazhincë

Në pikë kalimin e përbashkët mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Glloboçicë-Jazhincë nga sot qytetarët do t’i nënshtrohen regjimit të kontrollit hyrje-hyrje. Lajmin për këtë nga kjo pikë kufitare, e dhanë dy ministrat e brendshëm, ai kosovar dhe maqedonas, të cilët thanë se kjo formë qarkullimi do të jetë lehtësim për qytetarët.

nga Fidan Zejnullahu
28 Maj, 2025
0 0
A A

Nga Tetova po hyn në Kosovë.

Por, ndryshe nga herët e kaluara, kjo veturë për kontroll u ndal vetëm në një kabinë.
Kjo meqë nga e mërkura edhe në pikë kalimin kufitar Glloboçicë – Jazhincë, nisi implementimi i kontrollit “Hyrje-Hyrje”.

Për këtë, këtu fillimisht u pa ministri i brendshëm kosovar, Xhelal Sveçla.

Meqë homologu i tij maqedonas, Pançe Toshkovski u vonua disa minuta, Sveçla shfrytëzoi rastin ta shoh nga afër këtë pikë kufitare.

E pas orës 14:00, këtu erdhi edhe ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut.

Kur dy ministrat u takua, filluan edhe urimet.

Më pas, dy ministrat u interesuan nga afër nëse gjithçka po shkonte me rregull.

Të njëjtën procedurë, e vazhduan edhe në kabinën ku qëndronte polici maqedonas.

E kur radha i erdhi medieve, u tha se kjo formë e kontrollit, do të jetë lehtësim për qytetarët.

“Në vend se të jenë dy kontrolle të ndara, tashmë kemi edhe në këtë pikë kufitare regjimin e kontrollit hyrje-hyrje, falë bashkëpunimit të dy qeverive, dy ministrive por edhe të dy policive dhe dy shërbimeve doganore të vendeve respektiv. Unë besoj se kjo do të sjellë të mira për qytetarët e dy vendeve e posaçërisht për banorët e kësaj zone kufitare. Po vërehet një bashkëpunim shumë i mirë i dy policive në mënyrë që të parandalohet çfarëdo keqpërdorimi apo çfarëdo vepre në kuptimin e shkeljeve ligjore sa i takon kufirit, krimeve ndërkufitare apo çfarëdo lloj aktiviteti tjetër ilegal”, tha ministri në detyrë, Xhelal Sveçla.

Ndërkohë ministri i Brendshëm maqedonas, Pançe Toshkovski, tha se kjo formë kontrolli, pati sukses në Bllacë.

“Kënaqësi është lëshimi në funksion i këtij kalimi kufitar mes Maqedonisë dhe Kosovës, ku e përmbyllim kufirin me Kosovën. Ne kemi mundësinë për transferimin më të shpejtë të qytetarëve mes dy shteteve tona me lëshimin në funksion të kalimit kufitar në Bllacë, i cili është treguar shumë funksional në këtë mënyrë. Shpresoj që edhe këtu në kalimin kufitar të kemi gjendemi aktualisht gjithashtu të funksionalitet më të mirë, një transferim më të shpejtë për qytetarët tanë, me qëllim që të kemi komunikim sa më të mirë si dy shtete”, tha ai.

I pranishëm, ishte edhe zv/kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti.

“Për një kohe të shkurtër nga pritja në kolona u shndërrua në pritje një minutë-dy dhe dukshëm e ka bërë me të afërt Shkupin me Prishtinën, sot e bëjmë me afër Tetovën”, tha Mexhiti.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut kanë përuruar më 12 prill pikëkalimin e përbashkët kufitar në mes të dy shteteve në pikë-kalimin kufitar Hani i Elezit – Bllacë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Nga mos konstituimi i institucioneve, pasojat i bartë vet shteti

Osmani: Refugjatët janë histori mbijetese, forcë dhe shpresë

Kurti takon ambasadorin e Malit të Zi, theksohet rëndësia e diplomacisë kulturore

Kurti takon ambasadorin e Malit të Zi, theksohet rëndësia e diplomacisë kulturore

“Shfrytëzon çdo hap për të ikur nga drejtësia” – Vëllai i Liridonës kundër kërkesës për ekzaminim psikiatrik

“Shfrytëzon çdo hap për të ikur nga drejtësia” – Vëllai i Liridonës kundër kërkesës për ekzaminim psikiatrik

Shtyhet gjyqi ndaj Ilir Metës, avokati i ish-presidentit: Është në formë perfekte, i bën të gjitha…

Shtyhet gjyqi ndaj Ilir Metës, avokati i ish-presidentit: Është në formë perfekte, i bën të gjitha…

Nora Gjakova në Komisionin e Sportistëve të Federatës Ndërkombëtare

Nora Gjakova në Komisionin e Sportistëve të Federatës Ndërkombëtare

Ademi largohet nga Dinamo, drejt Hungarisë

Ademi ndahet me Dinamon

Osmani: Nga mos konstituimi i institucioneve, pasojat i bartë vet shteti

Osmani: Refugjatët janë histori mbijetese, forcë dhe shpresë

Coman mbetet te Bayerni

Coman mbetet te Bayerni

Basketboll, Kosova U20 po përgatitet për garat evropiane

Basketboll, Kosova U20 po përgatitet për garat evropiane

Kurti takon ambasadorin e Malit të Zi, theksohet rëndësia e diplomacisë kulturore

Kurti takon ambasadorin e Malit të Zi, theksohet rëndësia e diplomacisë kulturore

“Shfrytëzon çdo hap për të ikur nga drejtësia” – Vëllai i Liridonës kundër kërkesës për ekzaminim psikiatrik

“Shfrytëzon çdo hap për të ikur nga drejtësia” – Vëllai i Liridonës kundër kërkesës për ekzaminim psikiatrik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X