TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nga sot hyn në fuqi masa e përkohshme e Kushtetueses ndaj deputetëve

by teve1
8 muaj ago
3
A A
Propozohet sërish votim i fshehtë për kryeparlamentar

Që prej ditës së sotme ka hyrë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, përmes të cilit deputetëve të zgjedhur të Kuvendit, u ndalohet çdo vendim dhe veprim lidhur me Seancën Konstituive, deri më 8 gusht.

Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese konsideron që nëse nuk vendoset masa e përkohshme ex officio ndaj vendimeve dhe veprimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës pas datës 26 korrik 2025, çdo vendim dhe veprim i ndërmarrë pas kësaj date deri në vendimmarrjen e Gjykatës lidhur me kërkesat mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe funksionimin e institucioneve kyçe në Republikën e Kosovës.

Deputetët, të shtunën e kishin mundësinë e fundit që ta konstituojnë legjislaturën e nëntë brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Ky institucion kishte urdhëruar ligjvënësit që ta bëjnë Kuvendin brenda një afati kohor prej 30-ditësh, pra deri më 26 korrik.

Ndryshe, Kosova ka mbajtur zgjedhjet më 9 shkurt por ka mbetur pa institucione të reja, si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit, që më pas do t’i hapte rrugë formimit të qeverisë.

Seanca konstituive ka nisur më 15 prill, ndërsa procesi ka ngecur te pozita e kryetarit të Kuvendit për çka Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, e kanë propozuar deputeten Albulena Haxhiu. Nga partitë e tjera, ajo konsiderohet figurë e pa papranueshme.

Haxhiu dështoi gjashtë herë me radhë në votim të hapur të marrë mbështetjen e nevojshme prej 61 votash.

Më pas seancat vazhduan me tentimin për votim të fshehtë, të gjitha pa sukses.

Në ditët në vijim pritet që Kushtetuesja të sqarojë se çfarë pasoja juridike do të ketë për deputetët e zgjedhur si dhe çfarë duhet të ndodh tutje.

Deputetët dështojnë ta konstituojnë Kuvendin sipas afatit të Kushtetueses

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dimiq: 28 marsi 1989, fillimi i fundit të autonomisë së Kosovës dhe shpërbërjes së Jugosllavisë

Dimiq: 28 marsi 1989, fillimi i fundit të autonomisë së Kosovës dhe shpërbërjes së Jugosllavisë

Mbi 36 milionë euro iu mori kontrata kolektive, Komuna e Prizrenit në pritje të ndihmës nga Qeveria

Mbi 36 milionë euro iu mori kontrata kolektive, Komuna e Prizrenit në pritje të ndihmës nga Qeveria

Goditja e spiunazhit serbo-rus – vlerësohet puna e AKI-së

Goditja e spiunazhit serbo-rus – vlerësohet puna e AKI-së

“Falë gjakut të tyre jemi këtu”, përkujtohen të rënët e familjes Bogujevci, Llugaliu e Duriqi në Podujevë

KEDS i lë pa rrymë mbi 30 shtëpi në Kovaçicë të Mitrovicës, ankohen banorët

KEDS i lë pa rrymë mbi 30 shtëpi në Kovaçicë të Mitrovicës, ankohen banorët

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

“Këtu e bëra dasmën, këndoi Sinan Vllasaliu” – Hoteli i minatorëve i kthyer në gërmadhë

“Këtu e bëra dasmën, këndoi Sinan Vllasaliu” – Hoteli i minatorëve i kthyer në gërmadhë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën