TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nga sekonda në euro: Çfarë po ndodh me njehsorët e rrymës?

by teve1
1 orë ago
1
A A
Nga sekonda në euro: Çfarë po ndodh me njehsorët e rrymës?

Debati disaditor se në Kosovë ka njehsorë elektrikë me orë tarifore të pasakta u kurorëzua më 1 prill, me tërheqjen e disa sosh prej funksionit nga një komision i themeluar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI).

Komisioni doli në terren pasi partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dhe media lokale Nacionale, publikuan gjetjet e hulumtimeve të tyre – rreth 2 mijë mostra në total – për mospërputhjet mes orës në njehsorët e rrymës me orën lokale.

Sipas autoriteteve, standardi i lejuar për pasaktësi është +/- 0.5 sekonda në ditë, varësisht prej temperaturës dhe kohëzgjatjes së njehsorit, ndërsa ka qytetarë që pretendojnë se pasaktësia shkon në disa orë.

Pse koha e saktë ka rëndësi?

Sepse çmimi i energjisë elektrike në Kosovë është ndryshe-ndryshe, varësisht se kur shpenzohet.

Ekziston tarifa e lartë gjatë ditës, dhe tarifa e ulët gjatë natës.

Kjo e fundit, në dimër aplikohet në periudhën kohore 22:00 – 07:00, ndërsa verës gjatë orëve 23:00 – 08:00.

Sipas tarifave aktuale, konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë (kWh) paguajnë 9.05 centë për kilovat, ndërsa 15.43 centë nëse e tejkalojnë këtë prag.

Gjatë tarifës së ulët, konsumatorët e paguajnë 3.88 centë kilovatin, ndërsa 7.28 centë nëse e tejkalojnë shifrën prej 800 kilovatësh.

LDK-ja pretendon se qytetarët janë dëmtuar nga “një skemë e madhe mashtrimi”, meqë ata mund të kenë besuar se e kanë shpenzuar energjinë në orët kur zbatohet tarifa e ulët, por me dallimet në kohë ata kanë shpenzuar shumë më tepër.

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) tha në një konferencë për media, më 1 prill, se mospërputhjet janë çështje teknike dhe nuk përfaqësojnë manipulim.

Sipas kompanisë, nëse kalimi në tarifë është bërë me disa minuta vonesë, atëherë edhe ka përfunduar më vonë – por, në rast të identifikimit të pasaktësive jashtë normave të lejuara, “qytetarët do të kompensohen deri në centin e fundit”.

“KEDS dhe KESCO [Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike] nuk mund të përfitojnë financiarisht nga kjo situatë. Një gjë të tillë nuk e lejon as korniza rregullative, e cila vendoset në bazë të parimit të të hyrave të lejuara maksimale”, thanë mes tjerash zyrtarë të kompanisë.

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) – e cila mbikëqyr KEDS-in dhe KESCO-n – është zotuar se do të marrë masa në rast të konstatimit të gabimeve në funksionimin e njehsorëve elektrikë, dhe ka rikujtuar se përgjegjës për kalibrimin e njehsorëve është Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, e cila funksionon në kuadër të MINTI-t.

Pse po ndërrohen njehsorët?

Një tjetër aspekt shumë i diskutuar në ditët e fundit ka të bëjë me ndërrimin e njehsorëve. Për KEDS-in, kjo procedurë është krejt normale dhe parashihet me rregulloret e punës.

“U kemi dhënë përparësi njehsorëve me vjetërsi më të lartë. Kemi një sasi të vogël të njehsorëve mekanikë”, tha Flamur Kurtaj nga KEDS-i, duke përmendur se bëhet fjalë për pothuajse 10 për qind të njehsorëve të tillë në total, pasi rreth 70 për qind e njehsorëve janë digjitalë dhe 20 për qind janë inteligjentë – ku pasaktësitë në kohë janë të pamundshme.

Kompania bëri të ditur se vetëm gjatë vitit të kaluar janë instaluar 130 mijë njehsorë të rinj digjitalë në gjithë Kosovën.

Por, Burim Ejupi nga Instituti për Politika Zhvillimore – INDEP i tha Radios Evropa e Lirë se beson që ky veprim vetëm sa i rrit dyshimet që njehsorët nuk kanë qenë të saktë.

“Fakti që këto ndryshime kanë nisur të bëhen në këtë moment tregon se kompania po tenton të fshehë gjurmë”.

LDK-ja paralajmëroi që dosjen me mbi 500 dëshmi të qytetarëve për pasaktësitë në orët tarifore në njehsorë do ta dërgojë në Prokurori.

“Ne i thërrasim organet kompetente që t’i hetojnë, edhe KEDS-in edhe Ministrinë, sepse këtu kemi të bëjmë me një skandal super serioz dhe super të madh. Nuk munden as KEDS-i dhe as Ministria të dalin dhe t’i tërheqin këta njehsorë, të pretendojnë që rastet janë të izoluara, pa pasur një hetim të plotë nga të gjitha organet e hetuesisë”.

Gjithë këto diskutime bëhen pak kohë pas ankesave të qytetarëve për reduktime të rrymës.

Ndonëse është vend që fle në thëngjill, Kosova prodhon pjesën më të madhe të energjisë përmes dy termocentraleve të vjetra prej disa dekadash – Kosova A dhe Kosova B.

Marrëveshjet për ndërtim të një termocentrali të ri kanë dështuar vite më parë.

Kjo situatë e bën të pashmangshme blerjen e rrymës në vlera milionëshe në baza vjetore.

Diçka e tillë reflektohet më pas në përcaktimin e tarifave vjetore të rrymës nga ana e ZRRE-së.

Ky institucion shpall tarifat prej 1 prillit, të cilat vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues, mirëpo këtë vit vendimi është shtyrë për 1 maj.

Disa operatorë energjetikë kanë kërkuar rritje të tarifave prej 20 për qind, por asgjë nuk është përcaktuar ende.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Begaj mirënjohës ndaj Bahamasit për njohjen e Kosovës: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

Paralajmërimi i ShBA-së për sulme nga Irani, deklarohet Presidenca shqiptare

Kryetarja e Komisionit për media i reagon Kurtit pas akuzave në Kuvend

Kryetarja e Komisionit për media i reagon Kurtit pas akuzave në Kuvend

Kuvendi miraton shtatë marrëveshje ndërkombëtare, katër të propozuara nga VV-ja s’kalojnë

Kuvendi miraton shtatë marrëveshje ndërkombëtare, katër të propozuara nga VV-ja s’kalojnë

Nga gjashtë muaj burgim me kusht dhe nga 1 mijë euro gjobë për katër të akuzuarit për dhënie ryshfeti në pikën kufitare Hani i Elezit

I akuzuari për vrasjen në Hajvali: Vrasjen e kreu vëllai im i mitur, jam munduar ta marr përgjegjësinë për ta shpëtuar atë

Begaj mirënjohës ndaj Bahamasit për njohjen e Kosovës: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

Paralajmërimi i ShBA-së për sulme nga Irani, deklarohet Presidenca shqiptare

Alergjitë sezonale: Çfarë duhet të bëni për të mbrojtur veten në mënyrë efektive

Alergjitë sezonale: Çfarë duhet të bëni për të mbrojtur veten në mënyrë efektive

Kryetarja e Komisionit për media i reagon Kurtit pas akuzave në Kuvend

Kryetarja e Komisionit për media i reagon Kurtit pas akuzave në Kuvend

Sulmet amerikano-izraelite godasin pjesë të ushtrisë së Irakut

Sulmet amerikano-izraelite godasin pjesë të ushtrisë së Irakut

Kuvendi miraton shtatë marrëveshje ndërkombëtare, katër të propozuara nga VV-ja s’kalojnë

Kuvendi miraton shtatë marrëveshje ndërkombëtare, katër të propozuara nga VV-ja s’kalojnë

Nga sekonda në euro: Çfarë po ndodh me njehsorët e rrymës?

Nga sekonda në euro: Çfarë po ndodh me njehsorët e rrymës?

Nga gjashtë muaj burgim me kusht dhe nga 1 mijë euro gjobë për katër të akuzuarit për dhënie ryshfeti në pikën kufitare Hani i Elezit

I akuzuari për vrasjen në Hajvali: Vrasjen e kreu vëllai im i mitur, jam munduar ta marr përgjegjësinë për ta shpëtuar atë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën